Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

VËZHGIM/ “Supermenët” institucionalë të Kosovës me nga pesë vende pune

Nga te Sheshi
28/03/2015
në Ekonomi
Reading Time: 5 mins read
A A
VËZHGIM/ “Supermenët” institucionalë të Kosovës me nga pesë vende pune
6
SHPËRNDARJE

Nga Bashkim Kastrati

Derisa popullata e Kosovës përballet me nivel të lartë të papunësisë dhe bazuar në regjistrimin zyrtar të popullsisë të kryer nga Qeveria e Kosovës, papunësia arrin shifrat deri në 44.9 për qind, një grup i individëve, të cilët kanë lidhje familjare apo politike me partitë në pushtet, kanë deri në pesë vende pune.

Ata sidomos janë duke gjetur mundësi të ardhurash më të mëdha duke u angazhuar në arsimin privat, pasi kjo nuk ndalohet me ligj, por kritikohet nga aspekti i drejtësisë prej shoqërisë civile dhe vetë kolegëve e deputetëve që marrin nga dy apo tri paga.

Angazhimi i një zyrtari qeveritar deri në pesë vende pune, ndikon që ai të mos ketë mundësi që tek asnjëra të mos janë të fokusuar dhe rrjedhimisht mos ta kryejnë punën siç duhet. Në këtë kontekst, raste konkrete janë profesorët universitarë të cilët janë të angazhuar në poste qeveritare, në ndërmarrje publike si dhe në universitete publike dhe private. Të njëjtit nuk kanë qenë asnjëherë të rregullt në ligjërata, ndërsa kanë munguar edhe në provime.

Në bazë të një raporti të Agjencisë Kundër Korrupsionit, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve publik mbajnë dy deri në pesë vende pune.

Sipas këtij raporti, një zyrtar i lartë evidentohet se mban pesë vende pune, prej të cilave tri vende në universitete, një në ministri, dhe një në bord të njërës nga ndërmarrjet publike.

Një udhëheqës i një mekanizmi të pavarur, evidentohet edhe si zyrtar i Prokurorisë, si kontabilist dhe trajner me pesë vende pune.

Një anëtar bordi, me pozitë tjetër të zyrtarit të lartë, mban edhe dy funksione si këshilltar dhe  një pozitë si profesor me pesë vende pune në universitete.

Një menaxher në ministri, evidentohet edhe në tri firma të kontabilitetit me gjithsej katër vende pune.

Një sekretar organizativ, ushtron edhe tre vende tjera pune, gjithsej katër vende pune.

Ndërsa, katër auditorë ushtrojnë nga dy vende pune.

Gjithashtu 20 anëtarë të bordeve ushtrojnë nga tre vende pune, katër ushtrojnë nga katër vende pune dhe një ushtron pesë vende pune.

Ndërkaq, 22 zyrtarë të lartë të institucioneve të pavarura në mesin e të cilëve edhe kryeshefa, ushtrojnë nga tre vende pune, tre të tjerë nga katër vende pune dhe një zyrtar ushtron pesë vende pune.

Shtatë auditorë të brendshëm evidentohen të cilët ushtrojnë nga dy vende pune, dhe dy të cilët ushtrojnë nga tre vende pune.

Ndërsa, 21 gjyqtarë të të gjitha gjykatave ushtrojnë nga tre vende pune, një i cili ushtron katër vende pune, dhe 38 të tjerët nga dy vende pune.

Edhe këshilltarët politikë janë të angazhuar në shumë vende pune. 19 këshilltarë të lartë me nga tri vende punë, dhe një me katër pozita.

Pesë prokurorë me nga tri pozita, tre prej tyre me nga katër pozita, dhe 15 prokurorë me nga dy pozita.

Një menaxher kontabiliteti me katër vende të punës.

Një menaxher i prokurimit me tri vende pune.

Të favorizuar nga ligji

Zyrtarët që po mbajnë deri në pesë vende pune, po shfrytëzojnë hapësirën ligjore për të mbajtur të gjitha këto pozita dhe të marrin të hyra të majme, ndërsa e kanë të pamundur që të jenë efikas në të gjitha angazhimet e që i kanë dhe pamundësojnë që në ato pozita të punësiohen njerëz të papunë, por që janë të përgatitur profesionalisht për t’ia kushtuar së paku tetë orë në ditë punës.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit e legjitimon mbajtjen e disa vendeve të punës nga zyrtarët shtetërorë. “Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari i lartë mund të ushtrojë punë nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare, nëse nuk parashihet ndryshe me ligje tjera”, thuhet në nenin 10 të këtij ligji.

Këtë pikë e kanë shfrytëzuar mirë zyrtarët e lartë shtetërorë, në mesin e tyre edhe gjysma e deputetëve të Parlamentit, të cilët mbajnë nga dy apo tri vende pune.

Analisti Arben Ahmeti, ka thënë për tesheshi.com se mbajtja e shumë pozitave nga persona qeveritarë dhe zyrtarë tjerë publik shkakton pasoja të mëdha, sepse një person me tri deri në pesë angazhime nuk mund të jetë efikas në asnjërin prej tyre.

“Përtej ligjeve, do të duhej të ishte edhe shkelje e një kodi moral mbajtja e disa pozitave, e për më shumë që ato të jenë publike. Askush nuk duhet ta vlerësojë veten si “superman” dhe të pretendonte se mund të jete efikas. Fatkeqësisht ne po krijojmë një shtet parazit ku puna në institucione publike është edhe më e favorshmja”, thotë Ahmeti.

Pak njerëz kanë kapur shumë pushtet

Ndërsa, analisti Faton Abdullahu ka thënë për tesheshi.com tash sa vite në shoqërinë e Kosovës kjo është formë pune dhe punësimi e gjetur dhe e përvjedhur në qeveritë tona të ndryshme, në institucionet dhe ndërmarrjet tona, e cila buron nga mendësia klanore e farefisnore.

“Disa njerëz në shumë vende pune është formulë që ka për qëllim me pak njerëz të kapet shumë shtet, me pak njerëz të merret shumë pushtet, ky është qëllimi. Formula një person në disa vende pune është një klonim burokratik që bëhet në laboratoritë e institucioneve të Kosovës për interesa klanore, farefisnore e partiake”, thotë Abdullahu.

Abdullahu thotë se kjo dukuri ndodhë me qëllim që të kapet më lehtë pushteti me ndihmën e shtetit dhe se me këtë klonim si metodikë pune rekrutohen nganjëherë qëllimisht edhe intelektualë e njerëz ekspresiv nga institucione të ndryshme, që kështu të korruptohen më lehtë si premisë për ta amortizuar mos dëgjueshmërinë dhe kundërshtimet e tyre të mundshme.

“Klonimi i tyre është vetëvrasje me përpjesëtim të cilën ata janë të shtyrë ta bëjnë nga shteti. Ata humbin origjinalitetin dhe efikasitetin në punë, për interesat e tjetërkujt. Kështu humbin studentët nga klonimi i profesorëve, klientët nga klonimi i gjyqtarëve, punëtorët nga klonimi i drejtorëve. Humbim të gjithë përveç klaneve që vazhdojnë të qëndrojnë të fortë dhe të pasur”, u shpreh Abdullahu.

Ai thotë se kjo dukuri mund të ndalohet dhe se lajmi nuk është optimist, sepse kjo mund të bëhet vetëm me ligj. Sikur të kishte metoda e mundësi të tjera mbase do të rregullohej, por për shkak se duhet të zbatohet ligji kjo e vërtetë në Kosovë e kthen këtë çështje nga brengosëse në alarmante.

“Është e nevojshme që të mos presim që zgjidhja e këtij problemi të bëhet nga lartë, prandaj duhet gjetur forma kreative duke reaguar ndaj njerëzve të tillë gjithkund ku ata klonohen kështu dëmshëm për shoqërinë tonë”, theksoi Abdullahu.

Isuf Zejna nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për tesheshi.com se zyrtarët publik nuk do të duhej që të lejohen që të punonin në disa vende pune, kur dihet se ka kuadro të reja të papunësuar dhe se zyrtarët e me shumë pozita, nuk mund të jenë efikas dhe rezultativë.

“Zyrtarët Publik në Kosovë mbajnë deri në pesë vende dhe kjo për shkakun se ligjet nuk ua kanë ndaluar këtyre zyrtarëve një gjë të tillë. Realisht në administratën publike askush nuk do të duhej të tolerohej të ketë më shumë se një apo maksimalisht dy vende pune. Perjashtim do të duhej të bënin vetëm pozitat të cilat kërkojnë ekspertizë deficitare të cilën nuk do të mund ta plotësonin një numër i madh i njerëzve. Të tilla raste me siguri se janë ato në fushën e mjekësisë apo edhe fusha të tjera, ku kërkohet nivel i caktuar i njohurive shkencore. Në anën tjetër, më shumë se një vend pune në administratë publike do të duhej të mos tolerohej”, ka thënë Zejna.

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi
Ekonomi

Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi

29/01/2023
Si i humbi 50 miliardë dollarë në një ditë ky miliarder?
Ekonomi

Si i humbi 50 miliardë dollarë në një ditë ky miliarder?

27/01/2023
Pse Elon Musk i detyrohet para Mbretit Charles?
Ekonomi

Pse Elon Musk i detyrohet para Mbretit Charles?

26/01/2023
Lajme të tjera
Bac, u kry dhe kjo: Kosova pranohet dhe në Federatën e Tenisit

Bac, u kry dhe kjo: Kosova pranohet dhe në Federatën e Tenisit

Topman-ët e devotshëm shqiptarë: ja disa nga ata që e “delaicizojnë” futbollin dhe kombëtaren kuqezi

Topman-ët e devotshëm shqiptarë: ja disa nga ata që e “delaicizojnë” futbollin dhe kombëtaren kuqezi

Denko Maleski: Ja ç`më bashkon me ç`më afron me shqiptarët

Denko Maleski: Ja ç`më bashkon me ç`më afron me shqiptarët

TË FUNDIT

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

4 minuta Më parë
Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

18 minuta Më parë
Djegia e Kur’anit: paralajmërime të ndërsjellta Turqi-Perëndim

Djegia e Kur’anit: paralajmërime të ndërsjellta Turqi-Perëndim

1 orë Më parë
SHBA, ligj për të ndaluar Tik Tok

SHBA, ligj për të ndaluar Tik Tok

1 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

28/01/2023
Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

28/01/2023
Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

28/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist