Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ibrahim KALIN: Çështja muslimane në Evropë dhe kryqëzata e re shekullare

by te Sheshi
10/11/2020
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ibrahim KALIN: Çështja muslimane në Evropë dhe kryqëzata e re shekullare

“Çështja muslimane” sot po bëhet shpejt ajo që ishte “çështja hebraike” në Evropën e shekullit të 19-të. Qëndrimi negativ ndaj Islamit dhe bashkësive muslimane po vendos gjithnjë e më shumë kufij për tolerancën fetare, pluralizmin dhe demokracinë.

Presidenti francez Emmanuel Macron duket të jetë një udhëheqës i vetëdijshëm në kryqëzatën laike për të “shpëtuar shpirtin e Evropës”, por veprimet e tij janë të gabuara sepse favorizojnë pikërisht ekstremistët që ai synon. Publikimi i karikaturave sakrilegje dhe të papëlqyeshme të Profetit të Islamit dhe kopjimi i tyre nuk është mbrojtje e lirisë së shprehjes; është një akt i vërtetë ekstremist.

Siç vëren ekspertja e Universitetit të Pensilvanisë Anne Norton, në librin e saj të shkëlqyeshëm mbi çështjen muslimane, çështja hebreje në shekullin e 19-të ishte një provë për idetë iluministe të arsyes, tolerancës dhe përfshirjes. Vetëm duke trajtuar hebrenjtë, të nënshtruar ndaj diskriminimit dhe persekutimit në shekuj, si të barabartë, Evropa mund të pretendonte se civilizimi ishte i bazuar në arsye, virtyt dhe liri. Sot, mënyra se si trajtohe Islami dhe komunitetet muslimane në Perëndim është një provë e vlerave demokratike dhe pluraliste që Perëndimi pretendon të ushqejë.

Eurocentrizmi dhe brutalizimi i Islamit

Seria e sulmeve të dhunshme që kemi parë gjatë muajve të fundit në Evropë paralajmëron një episod të ri dhe të rrezikshëm në historinë moderne të ekstremizmit fetar dhe sekular: si ideologji absolutiste, të dyja duan të imponojnë vullnetin e tyre në botë dhe nuk hezitojnë të viktimizojnë të gjithë në rrugën e tyre. Ekstremizmi dhe absolutizmi në format e tyre fetare dhe laike nuk njohin kufij etnikë ose fetarë.

Duke deklaruar se “Islami është në krizë në të gjithë botën” dhe duke qëndruar pro për ribotimin e karikaturave tëë Charlie Hebdo, Macron jo vetëm që po krijon mundësi të reja për ISIL, Al-Kaidës dhe grupeve të ngjashme për të rekrutuar dhe përshkallëzuar dhunën, por ai gjithashtu fyen të gjithë botën muslimane. Kur u kërkoni të tjerëve të heqin dorë nga vlerat e tyre fetare sepse i keni humbur ato, kjo e bën politikën tuaj jo më të matur ose të denjë për respekt. Profeti Muhamed për muslimanët mbetet personi më i shenjtë dhe më i respektuar pa marrë parasysh se sa laicizmi, moderniteti, iluminizmi ose përparimi teknologjik formojnë vendet ku ata jetojnë.

Respektimi i kësaj nuk është një kompromis ndaj ekstremizmit të dhunshëm, por një detyrë morale dhe politike. Macron mund të kërkojë avantazhe politike në nisjen e një kryqëzate të re laike kundër Islamit dhe paraqitjen e komuniteteve pakicë muslimane si “Tjetri” në lidhje me civilizimin perëndimor, por kjo nuk do të ndihmojë në zbutjen e krizës në të cilën gjenden ai dhe vendet e tjera në rajon. Ai bën thirrje për reformën e Islamit në mënyrë që t’u bindet “vlerave” të Republikës Franceze në një kohë kur shoqëria e tij ka humbur besimin në ato vlera. Sidoqoftë, dyshimi në vetvete nuk duket se i pengon impulset imperialiste me rrënjë të thella.

Nëse do të ishte vetëm Macron, duke vepruar me një ndjenjë hakmarrje politike, do të ishte më e lehtë për të qetësuar situatën, por kjo është më e thellë se kaq. Sjellja dhe retorika e tij pasqyrojnë arrogancën racionaliste pas iluminizmit – një mënyrë e të menduarit që kërkon të shpëtojë racionalizmin perëndimor nga copëzat e tij duke sulmuar Islamin dhe myslimanët si antitezë e botës moderne, laike. Ky sekularizëm brutal dhe eurocentrizmi janë pjesë e problemit. Si mund të shpjegohen thirrjet për në “Islamin francez”, kur nuk dëgjojmë thirrje të tilla për Krishterimin francez, Judaizmin francez, Hinduizmin francez …?

Dhuna e re ndaj zemrave dhe mendjeve

Macron mund të marrë ose jo atë që dëshiron, por llogoret politike në të cilat ai ka gërmuar vetë do të minojnë më tej rrjedhën politike që tashmë është nën sulm të vazhdueshëm nga e djathta ekstreme në Evropë. Nëse kjo është fryma e politikës së Macron, sigurisht që është shumë larg politikës së matur siç e interpreton filozofi francez Paul Ricoeur, nga i cili Macron mësoi në kolegj.

Muslimanët në të gjithë botën dënojnë dhe refuzojnë ekstremistët dhe terroristët që manipulojnë fenë e tyre në emër të luftës kundër të këqijave të kulturës moderne, laike perëndimore. Si musliman, jam i detyruar mbi të gjitha të refuzoj brutalizimin e besimit tim nga disa ekstremistë të dhunshëm. Unë kam për të luftuar kundër një mjedisi shoqëror dhe fetar që prodhon grupe si ISIL, Al-Kaeda dhe organizata të tjera terroriste që vrasin më shumë muslimanë se çdo grup tjetër dhe që i bëjnë më shumë dëm Islamit sesa çdo armik tjetër. Këtu nuk ka asnjë paqartësi. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Ballshi pranon ofertën e qeverisë: pagat, drejt Strasburgut!

Ballshi pranon ofertën e qeverisë: pagat, drejt Strasburgut!

Si një film: përplaset helikopteri me zemrën e një donatori… dhe pastaj një dramë e re (pamje)

Si një film: përplaset helikopteri me zemrën e një donatori... dhe pastaj një dramë e re (pamje)

ARRITJA/ Uguri dhe Ozlemi: bashkëshortët turq pas vaksinës së Pfizer-it

ARRITJA/ Uguri dhe Ozlemi: bashkëshortët turq pas vaksinës së Pfizer-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni