Studimet shkencore tregojnë e bima e farës së zezë ka shumë dobinë në balancimin e metabolizmit dhe sistemit të imunitetit, si dhe mund të ndihmoj në funksionim të shëndetshëm të organizmit.
Për t’u arritur efekti i dëshiruar është e nevojshme të dihet dozimi i drejtë, si edhe koha në të cilën mund të priten efektet pozitive.
Nigella Sativa, apo fara e zezë është një bimë, lëngu i së cilës mjekon çrregullimet e menstruacioneve, mbyt parazitet në zorrë, shërben kundër paralizës, hemorroideve, acarimeve akute, kundër rënies së flokëve, si dhe kundër halucinacioneve.
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Sipas mjekësisë moderne, ky lloj vaji ndihmon në bashkëtrajtimin e sëmundjeve beninje (tumorale).
Efektet janë shumë të mira kryesisht kur përdoret edhe mjalti në kombinim me të.
Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, dhe llogaritet se 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore. /tesheshi.com/