Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Halil IBRAHIMI: RTSH të kërkojë falje, edhe myslimanët janë shqiptarë!

by te Sheshi
28/12/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Halil IBRAHIMI: RTSH të kërkojë falje, edhe myslimanët janë shqiptarë!

Përcjellja e Festivalit të Këngës në RTSH për shumë njerëz  në Kosovë është më tepër çështje nostalgjie. Gjatë kohës së komunizmit por edhe vite të tëra më pas, kosovarët rropateshin me antena ilegale e tubime të fshehta për të dëgjuar këngët e këtij festivali dhe për të prekur një copë Shqipëri. E them me qëllim ‘dëgjuar’ sepse i tërë fokusi i këtij festivali sot është drejt të parit, sikur që është sipërfaqësor dhe vetëm vizual edhe gjithçka tjetër në modernitetin e sforcuar shqiptar.

Njashtu edhe për mua, përcjellja sporadike e Festivalit në RTSH është më tepër një shpërfaqje nostalgjie për Shqipërinë utopike të para disa dekadave kur me ngulm synonim të përcillnim çdo grimcë të këtij festivali. Ishte shpresa e rreme e parajsës së barazisë, drejtësisë dhe lirisë së të qenit shqiptar! Me të njëjtin qëllim e përcolla herë pas here edhe Festivalin e fundit në RTSH. Megjithëqë Shqipëria e sotme në shumëçka është ndryshe nga utopia e komunizmit, një duzinë gjërash të tjera fatkeqësisht kanë ngelur njësoj! Në një moment gjatë këtij festivali, Pandi Laço duke përmendur disa kompozitorë të viteve të para të festivalit deklaron krejt serbes: “Të gjithë këta  me emra myslimanë, por krijuan vetëm muzikë shqiptare”. Për një moment nuk di nëse është viti 1985 apo 2015! Nuk ka asnjë reagim në sallë, nuk ka asnjë reagim pas festivalit, nuk është bile askush që vërejti se diçka u tha! Gjithçka ishte në rregull, ovacionet nuk u pakësuan!

Si edhe në të kaluarën, edhe sot është bërë normale në Shqipërinë utopike të mendosh se shqiptarët myslimanë disi me automatizëm janë të gatshëm për t’i krijuar himne vetëm ISIS-it. Është bërë standard të menduarit se shqiptarët myslimanë nuk bënë gjë për këtë vend, se janë qytetarë të rendit të dytë në vendin e vet, nuk janë të mençur a vlefshëm sa duhet për të bërë kulturë, krijuar vlerë a ndërtuar diçka shqiptare! Kjo këngë e satanizimit të shqiptarëve myslimanë pati filluar shumë herët gjatë dy dekadave të para të shekullit të kaluar por e mbërriti kulmin gjatë kohës së komunizmit. Gjatë një gjysmë shekulli komunizëm, shumica e hajnave, tradhtarëve, antishqiptarëve, zuskave, të pamoralshmeve e kundërrevolucionarëve të letërsisë, kinematografisë e artit shqiptar në të dy anët e kufirit mbanin emra si Hamdi, Demir, Hanife, Zenel, Xhevrije e Bajram.

Në ndërdijen  e shqiptarit të zakonshëm ky mentalitet është kthyer në diçka të rëndomtë dhe kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite. Me premisat e njëjta u përjashtua dikur nga të qenit e vlefshme dhe shqiptare pjesa më e çmuar e poezisë klasike dhe letërsisë popullore shqiptare dhe edhe sot e kësaj dite nuk gjendet forcë për ta kthyer mbrapsht këtë padrejtësi. Faji i vetëm i letërsisë së bejtexhinjve ishte se u shkrua me alfabet arab dhe kishte aty këtu të përmendur edhe fjalë si xhami, Allah e namaz. Shqiptarit të rëndomtë edhe sot, e edhe nëpërmjet këtij Festivali i sforcohet dhunshëm të menduarit se shqiptarë të njëmendtë origjinalë janë vetëm ata që mbajnë emra si Zef, Pandi, Vangjel, Kristo a Jozefina! Nuk ishte e rastësishme as deklarata e paradokohshme e një kleriku të famshëm katolik se po të mos ishin ‘katolikët shqiptarë’ që krejt janë nja 3%, Kosova kurrë nuk do të çlirohej! Kështu që nuk është e rastësishme as kur politikanët, artistët e të ndriturit e kombit, Krishtlindjet dhe Pashkët ua urojnë të gjithë shqiptarëve, kurse Bajramin vetëm qytetarëve të besimit mysliman!

Sikur tentohet të thuhet se festë e vërtetë shqiptare është vetëm glamuri  i një kulture të krijuar artificialisht nga ta e që gjoja origjinën e ka nga kisha dhe që ia kanë vënë dhunshëm tagrin e Europës. Vetëm sa nuk deklarohen haptas se duan t’ia vënë dikujt kryqin në qafë, kryqin e rremë të një identiteti të sajuar shqiptar. Dhe askush, edhe sot e kësaj dite nuk e merr mundin që këtë padrejtësi të madhe karshi shqiptarëve myslimanë ta përmirësojë. Historiografia, kultura, letërsia e bashkë me to edhe Festivali i fundit në RTSH duhet t’u kërkojnë të falur myslimanëve: edhe ata janë e ishin po aq shqiptarë, për të mos thënë shumë më shumë se sa flluskat e zbrazëta patriotike të kësaj estrade artificiale të kombit që ditën gojën e ka përplot flamur e komb dhe me të dyja këto në të njëjtën kohë bën tregti e i shet për dy lekë, siç do të thoshte Ernest Koliqi.

Duke rënë në këtë nivel provincial e fisnor të të kuptuarit të botës duhet përmendur se ngjarjet më të rëndësishme të vetëdijesimit kombëtar, kulturës, letërsisë, artit e akademisë përgjatë shekujve e mbanin siglën e shqiptarëve myslimanë dhe atë jo pse të tjerët ishin më pak të rëndësishëm ose më shumë inferiorë, por për arsyen e thjeshtë sepse myslimanët ishin dhe vazhdojnë të jenë shumica dërmuese në përkatësinë fetare tek shqiptarët. A thua vallë, çfarë priste Pandi Laço nga kompozitorët shqiptarë myslimanë? Ndonjë këngë për Al-Kaidën? Serenatë për Ladenin? Po e pati ndonjë kompozitor shqiptar emrin Mark apo Jorgi, u dashka supozuar se të tillët do ti kompozojnë himne Millosheviqit, apo opereta Shën Savës e Hitlerit? Po dikush me emrin Pandi, ison e kujt do ta mbante?

Thënë në fjalët e të madhit Thomas More, “Si mund të jetë dikush kaq i vobektë në tru sa të mendojë se është më i vlefshëm se të tjerët vetëm për faktin se rrobat e tij janë të thurura me fije më të çmuara leshi se sa rrobat e të tjerëve. Në fund të fundit, këto rroba të çmuara dikur mbaheshin prej deleve dhe ato kurrë nuk u vendosën në diçka më të mirë se një dele”.  Është mirë që kënga fituese e këtij festivali quhet Përrallë! Sepse përrallë e thurur mirë është sot shumëçka nga ajo që proklamohet si vlerë, kulturë dhe krenari midis shqiptarëve. Trumbetimet për veçantinë e lashtë ilire, për gjenin unik të tolerancës shqiptare, barazinë dhe kulturën janë kurrgjë më tepër se sa fabula të krijuara me shumë nge. Kur i gërryen pak këto retorika e sheh realitetin e mosdurimit, mostolerancës, racizmit dhe antivlerës së vërtetë që synon ti pushtojë sot me çdo kusht shqiptarët. Sikur që u çliruam nga të besuarit në Shqipërinë utopike të komunizmit njashtu duhet ta flakim tutje edhe Shqipërinë e sotme të përrallave! Sa më herët, aq më pak dhimbje! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Tri komunat serbe s’pranuan formatin e ueb-faqeve zyrtare

Tri komunat serbe s’pranuan formatin e ueb-faqeve zyrtare

“Ballisti” lë qelinë dhe shkon në “arrest shtëpie”

“Ballisti” lë qelinë dhe shkon në “arrest shtëpie”

Ndotja e ajrit, qeveria e Shkupit vendos: Gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Ndotja e ajrit, qeveria e Shkupit vendos: Gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni