Në një botë të përsosur, fëmijët marrin ndihmë sa herë që atyre u lypset nevoja për të. Kur djemtë dhe vajzat janë të detyruar të lenë shtëpitë e tyre apo klasat e shkollave për shkak të luftës, fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive të tjera, komuniteti ndërkombëtare punon që brenda pak ditësh të zhvillojë një plan për të siguruar në mënyrë të menjëhershme mirëqenien e tyre.
Përveç këtyre masave bazike, është dashur gjithashtu që në këto plane të përfshihej edhe suporti psikologjik dhe arsimor për ta, sepse këto politika në vetvete mbrojnë oportunizmin dhe shpresën. Fakti është se këto burime ekzistojnë, ato quhen shkolla.
Por është për të ardhur keq që bota jonë nuk është e përsosur në të gjitha aspektet. Kur një fëmijë ka nevojë për ndihmë, ditët kthehen në javë dhe javët në muaj. Numri fëmijëve të dëshpëruar rritet në qindra, në mijëra dhe në miliona në fund. Shpresa për të zëvendësuar mjerimin mungon, jo për disa muaj apo vite, por për më shumë se dhjetë vjet mesatarisht.
Dyert e shkollave qëndrojnë të mbyllura për to, të privuar nga çdo oportunitet, të dënuar për të jetuar një jetë në kushte mizore, punë e detyruar, lypje, shiten për martesë, bien viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore apo rekrutohen nga banda apo grupe ekstremiste.
Ajo çfarë ndodhi vitet e fundit në jug të Sudanit, në Nigerinë veriore, në Irak, Jordani, Liban, etj., ku qindra e mijëra fëmijë të refugjatëve sirianë privohen nga mundësia që të kthehen në shkollë, janë shembuj flagrant që mbështesin argumentin se duhet të krijohet të një fond i ri humanitar për arsimin në raste emergjencash.
Çfarë ndodhi gjatë krizës së Ebolës në Liberi, Guine, Sierra Leone, ku shkollat që i shërbejnë rreth pesë milionë fëmijëve u mbyllën për mos t`u rihapur, apo për mos t`u hapur mjaftueshëm shpejt. Sipas gjasave tani rradhën e ka Jemeni me Çadin.
Në të gjitha këto vende dhe raste, e ardhmja e fëmijëve varet nga reagimi komunitetit ndërkombëtar. Në fakt, Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit e detyrojnë komunitetin ndërkombëtar që të realizojë qëllimin e universalizimit të arsimit fillor deri në fund të vitit 2015. Në një kohë kur numri zyrtar i fëmijëve që nuk shkollohen arrin në 58 milion fëmijë.
Ka një hendek të madh në zgjidhjet që kemi në dispozicion. Në vitin 2014, arsimi morri vetëm 1% nga fondet e ndihmës humanitare, çka bën që miliona fëmijë dhe të rinj të jetojnë në rrugë apo jashtë kampeve duke mbledhur mbeturina. Nuk ka asnjë mekanizëm për të mbuluar shpenzimet e edukimit të fëmijëve të refugjatëve apo të atyre që janë prekur nga fatkeqësitë.
Ka sigurisht disa organizata që ofrojnë një performancë heroike nëpërmjet punës solidarizuese. Por kjo shifër është shumë e vogël (1%) që të thotë se bota thjesht nuk posedon mjaft të ardhura për t`i siguruar ndihmë vetëm se një pjese shumë të vogël fëmijësh.
Zgjidhja duhet të bazohet në një parim të thjeshtë humanitar: asnjë fëmijë nuk duhet privuar nga oportuniteti për shkak se të rriturit thjesht nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë. Kjo do të thotë se duhet të krijohet një sistem arsimi për rastet e emergjencave, që të suportohet nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat joqeveritare për të marrë financime të mjaftueshme në fillim të krizës, jo pas disa viteve siç ndodh rëndom.
Ajo që ndodhi në Liban gjatë dy viteve të fundit është një shembull i qartë. Sot, janë 465,000 fëmijë refugjat sirianë. Qeveria libaneze ka vullnetarë për të pranuar fëmijët e refugjatëve në shkollat e vendit. Sidomos pas futjes në punë të shkollave të natës dhe rekrutimit të mësuesve e drejtorëve që mbajnë ngarkesën e punës shtesë. Ajo që i komplikojë gjërat është fakti se zyrtarët u detyruan për të bindur një vend të ndarë i cilikishte frikë nga fluks i lartëi refugjatëve (e cila ka shtuar me 20% popullsinë e vendit).
Organizata UNICEF dhe komisioni i Lartë për Refugjatët (UNHCR), ka zhvilluar një plan në bashkëpunim me qeverinë libaneze për të zbatuar këtë program, por komunitetit ndërkombëtar dështoi në ofrimin e ndihmës. Ka premtuar një milion dollarë, por ende ka nevojë për 163 milionë $ të tjerë. Megjithëse Partneriteti Global për Arsimin dhe organizatat e tjera duan të bëjnë më shumë, mjetet në dispozicion nuk u lejojnë atyreqë të japin asistencë për vendet me të ardhura mesatare si Libani.
Në të vërtetë, është pozitë shumë e keqe. Qeveria e Libanit ka një plan që kërkon ndërtimin e shkollave të reja dhe infrastrukturës arsimore, që e bën atë një nga zgjidhjet më efektive në aspektin e kostos së çdo krize të refugjatëve të imagjinueshëm. Por fatkeqësisht paratë nuk janë të disponueshme.
E njëjta gjë ndodh në jug të Sudanit. Në Nigerinë veriore, sulmet terroriste të pafundme të Boko Haram, tregojnë se ka nevojë për të siguruar një program të plotë për shkollim, por fondet e nevojshme për të arritur këtë qëllim thjesht nuk janë në dispozicion. Në mënyrë të ngjashme ndodh edhe në Pakistan.
Duke pasur parasysh të gjitha këto kriza, bota nuk është më në gjendje të punojë në mungesë të një fondi humanitar për arsimin në raste emergjencash. Në muajt prill / maj, do të thërrasë ministrat e qeverive të mbledhura në kuadrin e takimit vjetor të Bankës Botërore nga kudo të njoftojë krijimin e një fondi të tillë në samitin e Oslos për arsim dhe zhvillimnë 6-7 korrik.
Arsimimi nuk mund të presë dhe mbështetja tek njëri-tjetri kur ndizen krizat nuk është një zgjidhje e pranueshme. Në 2015 ne duhet të bëjmë më shumë.
Burimi: PROJECT SYNDYCATE, përshtati: Enklid Pelari