Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Fatlum SADIKU: Shqiptarët e Kosovës dhe politika e jashtme (I)

Nga te Sheshi
03/08/2015
në Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Fatlum SADIKU: Shqiptarët e Kosovës dhe politika e jashtme (I)

Si shoqëri akoma e paroganizuar dhe e pakuptimësuar në një rend stabil modern, përkatësisht si shoqëri pa ndonjë traditë të dëshmuar shtetërore, ne shqiptarët e Kosovës, si edhe në shumçka tjetër edhe në perceptimin dhe njohjen e politikave ndërkombëtare e politikës së jashtme, po dëshmojmë injorancë të thellë.  Më keq se kaq:  nuk jemi të vetëdijshëm për injorancën tonë e për kulturën e varfër politike, por bëhemi kacagjelë që dijmë gjithçka. Pra më tej se në xhehalet, jemi në gaflet.

Nisur nga premisa se socialja i paraprinë politikes, rezulton se ç’organizimi dhe anomizmi jonë shoqëror, ka prodhuar dhe po prodhon injorancë, mosbesim e tundosje edhe në rrafshin e jashtëm; bindje të gabuar se politikat ndërkombëtare, përkatësisht politikat e jashtme të shteteve, udhëhiqen nga akte e veprime inatesh të përnjëhershme, apo se janë një rrufe e momentit e diktuar nga konviniencat meskine të së tashmes, e që këto rrufe të së tashmës, ndodh të mos sjellin kurrfarë risish, sepse, gjithnjë sipas nesh, janë zgjatime që  e përsërisin veten nga e kaluara. Në fakt jetojmë në boshllëkun e pamundësisë së vetënjohjes, që perceptimet për  politikat e jashtme i kemi të ndërtuara nga narrativa e së kaluarës me këngë për vrasje kanxhallozësh,  ngrehinë kjo paragjykimesh e bestytnish. Miqtë dihen, siç dihet edhe armiqtë. Kjo formë e të menduarit nuk është se na karakterizon vetëm tani kur puna është pisk nën presionet për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare, por është punë mendësie dhe paralize gjatë krejt qindvjeçarit. Për të qenë proaktivë, në vend të të ngelurit përherë vetëm reaktivë.

Kriza e kuptimit dhe vetënjohjes

Në gjykimet që krijojmë për popuj e shtete, ne vazhdojmë të  dominohemi nga nxitimi dhe arkaizmi i atypëratyshëm i derivuar akoma nga historia e transmetuar gojore se kush na do, kush s’na do, kush na ka pushtuar me shekuj e kush na ka konvertuar me dhunë, nga mosleximi, përcjellja “kronike” e lajmeve ditore, thua se kjo ndryshon diç gjendjen tonë, perceptimi en bloc i shteteve dhe interesave të tyre, njejtësimi i popullit/shoqërisë me shtetin, përkatësisht i marrëdhënieve kulturore me legacitë e caktuara/partikulare politike, pastaj nga qasja orientaliste (temë më vete kjo), ngatërrimet  kohore-hapësinore të zhvillimeve, keqkuptimi dhe keqinterpretimi i rrugëtimit tonë drejt shtetbërjes, mosdallimi i dinjitetit, krenarisë boshe dhe statusit tonë real si popull/vend i vogël etj.

S’do mend se në krejt këto  medoemos se ka ndikuar okupimi, vonesa e madhe në arsimim (70% i shekullit i kaluar pa institucion të lartë arsimimi), brishtësia e edhe atij arsimimi të lartë që u instalua në fund përkatësisht ndikimi tëhuajsues i epistemës që solli me vete, mungesa e shkollarëve dhe ekspertëve të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare etj., por  besoj se pajtohemi të gjithë – se jo gjithmonë arsyetimi me të qenit i okupuar – mund të shërbejë si justifikim për stagnim, dhe kjo vlen qoftë për individin, qoftë për shoqërinë, sepse si inividi si kolektivi – nesë veç ekzistojnë kushtet- duhet ta (ri)mendojë në një moment veten.

Ne fatkeqësisht nuk e kemi menduar asnjëherë veten. Konkretisht nuk e kemi menduar veten në atë se cili rend moral duam të na bashkojë, respektivisht se në cilind rend moral duam të jetojmë.  S’jemi pajtuar për kontratën tonë sociale, as 300 vite pas lindjes së Russosë.  Në fakt nuk e di se a jemi fare të vetëdijshëm se duhet të ekzistojë një kod moral që duhet të na bashkojë, e jo vetëm ndalesa ligjore për të mos e keqtrajtuar njëri-tjetrin ? E mungesa e rendit moral, besimit, sigurisë dhe stabilitetit, sjell anomi e anarki shoqërore që reflektohet kudo e kurdo, pra edhe në politikë të jashtme, sepse nuk ka orientim të qëndrueshëm të jashtëm, pa stabilitet të brendshëm. Njerëz të legatave të huaja, si konzujt e dragomanët e krishterë që shërbenin si përkthyes për ta vriteshin në Vilajetin akoma paramodern të Kosovës, siç u vra edhe federali italian gjatë kohës së pushtimit fashist, fakte këta të flasin mjaft për eksperiencën tonë respektivisht natyrën e relacioneve që ndërtonim me të huajin.

Kur kah fundi i të 60-tave u kuptua pamundësia e çlirimit me forcën e armëve, përkatësisht u zumë pa aelatë e krejt të vetmuar në hallin tonë, taktizuam  me forma e metoda  tjera të avansimit nën Jugosllavi: dolëm me idenë e Republikës në kuadër të Jugosllavisë (fundi 60-tave deri në fundin e të 80-tave), e me pas me atë të pavarësisë (të 90-tat), e që  sot i kemi si i kemi pas  tërë atij mundi gjeneratash, por me ndihmën vendimtare ndërkombëtare. Për fat të keq ne as atëherë e as sot s’ia kishim idenë ne fort as Republikës, as shtetbërjes, as demokracisë, e as marrëdhënieve me jashtë, prandaj edhe del se edhe Republika, edhe pavarësia edhe demokracia edhe diplomacia s’ishin gjë tjetër përpos agjensë diskursiv lirie.  Në fakt ideja e vetme që ka pajtuar të paktën një pjesë të konsiderueshme të popullit del të jetë dëshira për çlirim. Për sa i përket politikanëve të proveniencës jugosllave që në fakt zbatonin politika shërbëtorësie për Beogradin, është ironike të shohësh fotografi nga takimet e politikanëve shqiptarë të periudhës jugosllave, si p.sh. të Azem Vllasit me Raul Kastron, Ali Shukriut me Jaser Arafatin etj., në mbrojtje të kauzave të tyre, një kohë kur vet Kosova ishte e okupuar. Tutje, opinioni skandalizohej nga spekulimet se si shqiptarë të proviniencës jugosllave, si p.sh. ish-ambasadori jugosllav në Spanjë, Rexhai Surroi i vrarë në Madrid, kishte  lidhje me lëvizjen baske ETA etj!

Të papërvojë e të papërgatitur

Kësodore si  edhe në shumçka tjetër, 1998-ta/1999-ta, por edhe 2008-ta e këndej, na zunë krejt indiferentë e të papërgaditur përballë botës që na rrethonte. Nga “kangjallozët” e “federalët” që duheshin vrarë, tek partizanllëku për “mëmën Shqipëri” e Enver Hoxhën që s’firmoste Aktin e Helsinkit, gjoja duke mos u pajtuar me okupimin tonë (!), tek  “funksionarët” shqiptarë të Jugosllavisë në vende latine e Lindje të Mesme, e tek Diogardi për ekzistencën e të cilit u njoftuam si kolektivitet tek kur e pamë në Prishtinë më 1990 –  duke e parë  më pas si mishërim shprese (“mos ski nano frikë se ke djemtë në Amerikë”) –  e krejt në fund në makthin ontologjik 1999 –  ne përfundimisht u zumë në vitin 0 në relacion me botën e jashtme:  entitete, shtete e institucione u njejtësuan në sytë tanë në siglën e bllokut që “po na ndihmon”, vs bllokut që “s’po na ndihmon”; Pas çlirimit kjo u thërmua në “miqësitë e përhershme” vs “armiqësitë e përhershme” (anipse kjo e dyta nuk thuhet), në “perendimorët” vs “lindorët” etj., e deri edhe në “vende të dyshimta” (Hashim Thaçi për shtete të caktuara arabe!).  Madje togfjalëshin “në miqësi e përhershme me SHBA-të” e ka shpikur një njeri si  Ibrahim Rugova që shkruante në superlativ për figurën e Titos, njeriun që pati prirë politikën e Vendeve të Pa-Inkuadruara. Tutje, njerëz si Veton Surroi që më 1989 luanin  mohikanët e fundit të jugosllavizmit (kujto: UJDI-në), një dekadë më vonë mbushnin billbodrdët e vendit me fotografi ku personalisht shihej krah për krah  me “neoconsë” si Xhorxh Bush. Krejt në rregull: blloku komunist kishte rënë kudo, dhe sjelljet e tilla ishin krejt të pritshme duke qenë se ne si përfitues nga ndërhyrja 1999, ishim të fundit në botë që do të kontestonim diçka amerikane, por mjafton shembulli eklatant i Egjiptit për të kuptuar, se në politikë të jashtme e diplomaci lëre që s’ka miqësi të perhershme, por krejt “normal” ka edhe poshtërim.

Me një fjalë si më 1999, si më 2008 gdhimë pa traditë në njohjen e relacioneve ndërkombëtare.  Pa resurse njerëzore të dëshmuara në këtë drejtim. Bursat e dhëna ad hoc për studentë në fushën e diplomacisë, prodhuan veçse mendje/arsye instrumentale, dhe individë diletantë në njohjen e historisë native, por edhe rajonale e ndërkombëtare.  Dinim vetëm për një diasporë shqiptare  diku në Amerikë dhe për “miqësitë e përhershme”. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

25/01/2023
Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?
Opinione

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

25/01/2023
Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri
Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

12/01/2023
Lajme të tjera
FOTO/ Si do të ishin në jetën reale princat që shikojmë në kartonët e animuar të Disney?

FOTO/ Si do të ishin në jetën reale princat që shikojmë në kartonët e animuar të Disney?

Kuvendi  i Kosovës miraton 49 milionë euro shkurtime ne buxhet

Axhenda “speciale” e Kuvendit të Kosovës për Gjykatën

Egjipt: 200 mbështetës të ish-presidentit Mursi, të arrestuar brenda një jave

Egjipt: 200 mbështetës të ish-presidentit Mursi, të arrestuar brenda një jave

TË FUNDIT

Boris Johnson: Si më kërcënoi Putin

Boris Johnson: Si më kërcënoi Putin

1 orë Më parë
Formula 1: Audi blen një aksion në ekipin e Sauber

Formula 1: Audi blen një aksion në ekipin e Sauber

1 orë Më parë
Shitja me çmim marramendës e kësaj “pikturë të harruar”

Shitja me çmim marramendës e kësaj “pikturë të harruar”

2 orë Më parë
Një avion grek F-4 bie dhe fundoset në Jon

Një avion grek F-4 bie dhe fundoset në Jon

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…

Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…

30/01/2023
Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

30/01/2023
Adolf Hitler: a ishte e pashmangshme ngritja e tij në pushtet?

Adolf Hitler: a ishte e pashmangshme ngritja e tij në pushtet?

30/01/2023
Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

29/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist