Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ermir HOXHA: Sërish për Shqipërinë si vendi më i dashur i çdo maskarai…

Nga Te Sheshi
23/03/2017
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Në protestë jo për arsyet e opozitës

Është bash siç e tha pak a shumë dhe Berisha së fundi, atë që Shqipëria po kalon periudhën më të vështirë në këto vite tranzicioni, edhe më të vështirë se në ’90-ën. Po deri këtu, pasi ish-lideri demokrat e lidh pazgjidhshmërisht këtë gjendje vetëm me qenien e Ramës në pushtet, e aspak me trashëgiminë e tij qeverisëse 13-vjeçare, e cila është po ashtu thagma e këtij fataliteti që e ka çuar shoqërinë në depresion.

Dhe këtu duhet ndarë se çfarë është objektive e çfarë është subjektive; pra, çfarë i takon asaj që trashëgon Shqipëria nga e kaluara e afërt e rrethanave të kohës, e asaj çfarë i takon Ramës si model qeverisës, me rezultanten qartësisht të dukshme të mungesës dramatike të një entuziazmi, e aq më pak shprese, se diç po ndryshon për mirë në këtë vend.

Pa dyshim që kriza ekonomike ka një rol jo të vogël  në dëshpërimin e përgjithshëm. Si njerëz, e aq më shumë si shqiptarë, duke u dalluar për një materializëm të theksuar në vizionin jetësor, është e provuar tashmë në gjithë këto vite se xhepi ka qenë përcaktues në gjykimin mbi një lider e qeverisje gjithashtu. Kujtojmë se ne pak vite më parë nisëm ta shohim Berishën si autoritar vetëm kur humbëm paratë në firma piramidale. Sa i patëm duart plot me to, Berisha na dukej një azgan burrë, zotëri i vërtetë. Më pas e pati radhën Nano, që jo se iku nga pushteti për hallet tona ekonomike, porse e teproi paksa me qejfet e tij. Rivjen sërish Berisha, për të ikur nën peshën e madhe të një ekonomie në rënie, kombinuar me beterllëqe të tjera pushteti. Dhe ja vjen Rama, që nuk i ndih fati të jetë i duhuri në kohën e duhur, ku gjithçka që bën ngjan e paduhur. Me një ekonomi në zgrip, ai shkon e ndërmerr ato soj reformash, sidomos fiskale, sa dhe në kushte mbrothësie, me shumë para në qarkullim, do e kishin pataksur shqiptarin e mësuar të jetojë në lirinë e llojit rrumpallë. Dhe kjo është tabloja objektive.

Të dalim tani tek subjektivja. Përse Rilindja ka zhgënjyer kaq shumë? Përse bindja se ky vend nuk bëhet është thelluar akoma më shumë? Përse janë shtuar ethet për t’ia mbathur?

Dhe në këtë pikë, kriza, më shumë se ekonomike, është sociale. Shqipëria është bërë e ankthshme dhe në planin social. Goditja e parë zhgënjyese nga Rilindja erdhi në valën e parë të emërimeve në poste të niveleve të ndryshme, sapo u mor pushteti. U turrën drejt administratës militantë të thekur partiakë, njerëz gdhë e të paaftë, deri dhe me problem në sferën penale, me një uri të pashoqe më e pakta për një rrogë e më e shumta për të bërë lekë, pa patur skrupullin minimal për të bërë punën. Dhe kjo është e pafalshme për një njeri si Rama, i cili e ka armën më të fortë promovimin e punës dhe marrjen e shpirtit në punë. E nëse kjo i ka funksionuar dikur në bashkinë që ai drejtonte, gjithsesi më e kontrollueshme dhe më e lehtë për ta strukturuar me burimet e duhura njerëzore, për të marrë prej tyre maksimalen, me drejtimin e një qeverie, pra, të vendit, kjo nuk po i funksionon. Administrata shtetërore është një batërdi e vërtetë e paaftësisë, e mungesës së çdo motivi e ndjeshmërie për t’i shërbyer profesionalisht ndershmërisht vendit, njerëzve, ku fryma dominante është ajo e një rroge që duhet marrë, në rastin më të mirë, e, në rastin më të keq, e bërjes së ndonjë leku.

Rama duhej ta kuptonte se i vetmi amortizim që do u bëhej reformave të ashpra, në mungesë të një ekonomie me para paksa optimale në qarkullim, do ishte një administratë e motivuar dhe efikase, e cila t’u qëndronte pranë njerëzve në çdo formë, si dhe të ishte impaktive në shërbime publike, aty ku ato ofrohen, së paku me një performancë të pranueshme morale dhe etike. Por as kjo ka ndodhur. Injoranca dhe harbutëria kanë qenë dominante mbi ndonjë element pozitiv të shfaqur në nivele fragmentare.  Thënë më shkoqur, Rama nuk është treguar i ndjeshëm në më kryesoren gjë të kësaj kohe: cilësinë njerëzore të atyre që u janë besuar shërbime ndaj njerëzve, tërthorazi apo në mënyrë të drejtpërdrejtë, e pse jo, fate njerëzore. Rama pretendon se ka matësat e tij të opinionit publik, që nuk dihet si funksionojnë dhe ku i marrin kampionët, por duhet të jesh trap me zile që të mos e shohësh, prekësh e ndjesh, se i ndershmi dhe i afti, ama pa parti – dhe përgjithësisht kushtet shqiptare diktojnë që kjo kategori mos ta honepsë aderimin në parti – të jenë të sikterisur në katër vite Rilindje.

Ky handikap i madh i pushtetit të Ramës dallohet dhe tek kredoja e tij për të bërë shtet, gjithashtu me plot probleme, dhe jo për të bërë shoqëri. E dyta e sjellë të parën, dhe jo e para të dytën. Nëse nuk investohet për një shoqëri të drejtë e të virtytshme, nuk është e mundur kurrë të krijohet shteti, të paktën ashtu siç do dëshironin ta kishin njerëzit, në shërbim të tyre, në formën më të prekshme. Ky paradoks shfaqet dhe tek mitizimi i Reformës në Drejtësi, kushtëzuar nga aspekte ligjore, duke injoruar nga ana tjetër drejtësinë si princip, që nuk ka nevojë as për ligje, as për vota, e as për pakte politike. Është pikërisht kjo që e gjen shprehjen principialisht tek njerëzit që u beson punët. Janë këta, ndër të tjera, arsyeja se përse “Shqipëria mbetet vendi më i dashur i çdo maskarai dhe vendi më i urryer për atë që horr dot nuk bëhet,” siç Rama e ka thënë kur nuk kishte asnjë përgjegjësi qeverisëse…/tesheshi.com/                                                                                   

Të ngjashmeLajme

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?
Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

21/03/2023
Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen
Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

16/03/2023
Nga Altin Braka: KMSH-ja si monarki absolute
Opinione

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

10/03/2023
Lajme të tjera
Kualifikueset për Botërorin: Messi i jep fitoren Argjentinës, Brazili ul në gjunjë Uruguajin

Kualifikueset për Botërorin: Messi i jep fitoren Argjentinës, Brazili ul në gjunjë Uruguajin

Ujërat e Mesdheut vazhdojnë të marrin jetë, mbi 250 mund të jenë viktimat më të fundit

Ujërat e Mesdheut vazhdojnë të marrin jetë, mbi 250 mund të jenë viktimat më të fundit

Arsyeja pse themi “shëndet” kur dikush teshtin

Arsyeja pse themi “shëndet” kur dikush teshtin

TË FUNDIT

Ari shkëlqen përsëri: muaji më i mirë që nga viti 2020

Ari shkëlqen përsëri: muaji më i mirë që nga viti 2020

2 orë Më parë
Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

4 orë Më parë
Ikja e një legjende ringu

Ikja e një legjende ringu

4 orë Më parë
Ukrainë: një autoritet kishtar nën akuzë

Ukrainë: një autoritet kishtar nën akuzë

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

01/04/2023
Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

01/04/2023
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist