Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Pse PD-së nuk mund t’i funksionojë teza “në popull i kemi rrënjët o Mali”

by Te Sheshi
28/09/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Fataliteti ynë nacional: mjeshtra të denoncimit, dështakë të ndërtimit!

Me afrimin e fundit të vitit, që mbyll mandatin e parë të së majtës në qeverisje, e që do të thotë hyrje në atë elektoral, ku pranverën e ardhshme pritet shkuarja në kutitë e votimit për të vendosur mbi pushtetin e katër viteve pasuese, opozita shqiptare krejt natyrshëm e ka rritur dozën e krijimit të një vizioni sfidues me votë ndaj qeverisjes aktuale.

Veçse, ajo që vihet re është një lloj populizmi që nuk i shkon së djathtës. Madje, madje, ka nota të forta majtiste, gjë që në fakt nuk përbën ndonjë çudi, pasi është i njohur tashmë fenomeni i një mungese të qartë të profilizimit ideologjik të dy kahjeve, ku politikat e majta apo të djathta bëhen lëmsh me njëra-tjetrën brenda forcave politike respektive. Si ilustrim i kësaj shërben fakti që kreu i PD-së, Lulzim Basha, po i mëshon akoma dhe më tepër tezës së “aleancës me popullin” si parapërgatitje për t’u ballafaquar në zgjedhjet e pranverës.

Kujtojmë që kjo lloj teze ishte ajo që konsumonte Rama gjatë opozitës së tij të dytë, sidomos pas fitores në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Kur, edhe pse pa LSI-në në krah, të shndërruar në një armik të egër, e që cilësohej atë kohë prej tij si “patericë e Berishës”, e majta arriti të merrte shumicën e bashkive të vendit, e madje në terma jojuridikë, spekulativë, arriti ta merrte dhe Tiranën, me 10 vota plus, krejt e vetme, ndërsa dhe komunistët e Hysni Milloshit i çuan votat kah e djathta.

Pra, ishte vërtet momenti për të promovuar tezën, hem ngushëlluese, e hem frymëzuese, se “në aleancë me popullin” pushteti mund të merrej edhe pa LSI-në. Pas ripajtimit historik dhe paktit të 1 prillit, kjo tezë ra, për t’u zëvendësuar nga aritmetika e ftohtë e numrave. Por edhe pse sot është pak a shumë i njëjti kontekst, ku në popull ndihet një frymë e fortë zhgënjyese nga qeverisja e Ramës, ca teste elektorale, siç ishin dhe zgjedhjet e fundit në Dibër, kanë treguar se kur vjen fjala për votë, populli i fortdëshiruar nga opozita si aleat nuk është ende siç ajo do e dëshironte: një kamxhikues i ashpër me votë kundër qeverisjes. Jo se ende beson për diçka të mirë që mund të ndodhë, porse nuk po e merr dot nga opozita atë lloj doze dehëse për t’u karrikuar shpirtërisht, gjë që do shprehej më pas me votë të fortë plebishitare.

Ky shans vetëm njëherë i ka ardhur PD-së, në vitin 1992. Ajo po që ishte një “aleancë me popullin”, dhe arsyet dihen përse, ndërkohë që fitorja e 2005-ës ishte e gjitha aritmetike pas fenomenit LSI, edhe pse në popull mbizotëronte një frymë e fortë kundër Nanos, si model i një qeverisjeje të gërryer nga korrupsioni.

Por kohët kanë ndryshuar, dhe PD-ja tashmë vuan imazhin e rënduar të një 8-vjeçari, ku, pas tre viteve të para, çfarë erdhi më pas ishte katastrofale, sidomos në mandatin e dytë, në aleancë me LSI-në. Dhe për më tepër, prej lidershipit të saj nuk ka asnjë mea culpa, gjë që mund t’ia shtonte kuotat e besueshmërisë në publik, pasi siç është vërtetuar tashmë nga psikologjia, kërkimi i ndjesës është investimi më i mirë në kurimin e një imazhi të rrënuar. Berisha nisi të bëhej i besueshëm gjatë opozitës së pas ‘97-ës, kur aty nga vitet 2003-2004 nisi të artikulonte ndjesën për çfarë kishte ndodhur gjatë pushtetit të tij, sidomos me firmat piramidale, të cilat dhe ia bënë gropën. Ndërkohë, këtë nuk po e bën aspak tani as ai e as Basha, që për më tepër shfaqin dhe një arrogancë në të bërit opozitë, duke u shfaqur të viktimizuar me pa të drejtë, edhe nga vota e 23 qershorit. Por këto shfaqje regjistrohen në popull, përkthehen në një mendim, në një ndjesi, në një perceptim, dhe më pas në një qëndrim me votë. Dhe sado ti ta miklosh duke i kërkuar aleancë, ai nuk të qaset kur tek opozita jote sheh… thjesht padurimin për të riardhur në pushtet, dhe asgjë më tej e më tepër.

Sakaq, duhet kujtuar se teza e “aleancës me popullin” buron nga paradigma e majtë e partisë, me pasjen e rrënjëve në popull. “Shoku Shpati sa herë më thotë: ‘Në popull i kemi rrënjët o Mali!’” Është kjo batuta e një filmi, që kjo e djathtë do duhej ta eliminonte nëse do të ishte vërtet klasikisht e tillë. Nuk është në dinjitetin e saj që me teza të tilla jo thjesht ta komprometojë profilin antikomunist (meqë dhe karta e “bijve të etërve” vazhdon të mbetet në përdorim), por t’i përdorë si lajtmotiv të shkuarjes drejt zgjedhjeve, me synimin për t’i fituar ato. Ama kjo nuk do të thotë që të jepet sërish pas LSI-së, me laps e letër, për kalkulime shifrash. Ajo është në sfidën e madhe që ta riformatojë  veten me themel, për të përçuar një tjetër frymë, një tjetër besueshmëri, një tjetër imazh, një tjetër profil gjithashtu, që në fakt, edhe po ta kishte kredo bazë këtë gjë, koha për ta përmbushur si mision në praktikë nuk del. Paudhësitë e panumërta të qeverisjes mund të të risjellin në pushtet, por populli e nuhat që e do për tjetër gjë atë, ndaj dhe nuk të bëhet aleat. /tesheshi.com/                                                                                         

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
“Plehrat” thellojnë ndarjen Rama – Kokëdhima

“Plehrat” thellojnë ndarjen Rama – Kokëdhima

Hulumtimi i Kuvendit të Kosovës: më shumë se gjysma e deputetëve rezultojnë “në gjumë” përgjatë një viti

Hulumtimi i Kuvendit të Kosovës: më shumë se gjysma e deputetëve rezultojnë “në gjumë” përgjatë një viti

A e dinit se edhe pemët përdorin “rrjetet e tyre sociale” për të komunikuar?

A e dinit se edhe pemët përdorin “rrjetet e tyre sociale” për të komunikuar?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni