Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Po kanabisin e mbjellë në gjokse kush do e shkulë?!

by Te Sheshi
10/10/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Shqipëria që nuk po ndryshon si “atdheu më i dashur i çdo maskarai…”

Siç dhe ishte paralajmëruar, qeveria tentoi t’u jepte dërrmën akuzave,dhe jo vetëm të opozitës, ndaj fenomenit të përhapjes së kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend, me anë të raportit të Guarda di Finanza-s, që është mbi të gjitha dhe një autoritet i pavarur. Treguesit shifrorë vërtet që duken sikur janë në anën e qeverisë, por kjo nuk është gjithçka. Ajo me të cilën nuk merret Guarda di Finanza, nuk e monitoron e nuk mbledh dot të dhëna, janë gjokset e atyre mijëra shqiptarëve brenda së cilave vlon dëshira dhe ambicia për t’u ushqyer e për të jetuar nëpërmjet drogës, dikush duke ofruar tokën, dikush duke e mbjellë, dikush duke e ujitur, dikush duke e ruajtur, dikush duke e transportuar, dikush duke e trafikuar, dikush duke e shitur. Pra, një zinxhir i tërë njerëzish, që jo vetëm nuk ua bën syri tërr nga shteti e ligji, por që gjithnjë e më tepër po priren të mendojnë se veç drogës në Shqipëri nuk ke ç’bën tjetër.

Dhe kjo është më fatale se pamjet e parcelave me kanabis që kanë riaktualizuar parrullën e dikurshme proletare, “T’u qepemi kodrave e maleve për t’i bërë ato pjellore si dhe fushat,” sepse më së paku është punë policie, rendi, ligji. Kjo është frymë, ashtu siç është kthyer në frymë të menduarit se vetëm duke u korruptuar mundet ta çash jetën në këtë vend.

Çështjen e kanabisit nuk e zgjidh drapri i policisë, pasi ai fillimisht është mbjellë mbi gjokset e njerëzve. Dhe që ta shkulësh që aty, më së paku duhet të dish si t’i qasesh problemit. Teza se “fajin e ka sistemi dhe jo njeriu”, edhe në këtë rast, si në shumë të tjera, bie. Mungesa e artikulimit të “moralitetit” në të gjithë narrativën politike, si domosdoshmëri për mbrothësimin e shoqërisë, ka bërë që kuti i interesit material të dominojë si frymë në të gjitha nivelet shoqërore. Një shoqëri ku “tregu” nuk lubrifikohet me moral është e destinuar të vetëshkatërrohet, edhe nëse i ka xhepat plot. Shqipëria e 25 viteve është shembulli më i përkryer për këtë. Në çerek shekulli, paraja e qarkulluar do e kishte lulëzuar këtë vend sikur mos ishte flama e krimbëzimit të moralitetit në çdo pore të shoqërisë.

Po ta vësh re, as në debatin publik moraliteti kurrë nuk është i pranishëm. Kurrë nuk ndodh që një politikan a një qeveritar të pyetet mbi moralitetin që ai ka promovuar tek njerëzit. Kështu, do ishte mirë të pyetej edhe Rama, ai që aktualisht drejton  vendin dhe që me krenari mëton se po e rilind, se çfarë morali ka injektuar në tre vjet tek shoqëria, si po  e bën këtë dhe cilat janë rezultatet? Të pyetet se si mundet që një pjesë e mirë e shoqërisë vazhdon të jetë kaq shumë e dhënë pas kanabisit, që sakrifikon e ka prirjen e palëkundur që të jetojë me të? Si mundet, pra, që nën një qeverisje e cila ka pretenduar se mbi të gjitha do provokojë dhe një entuziazëm shoqëror për “ditë më të mira”, një pjesë e njerëzve rendin vullnetplotë e sypatrembur drejt kanabisit?

Pra, është ajo se e keqja është mbjellë në gjokset e tyre, dhe jo vetëm në rastet e kanabisit. Kjo mund të thuhet dhe për korrupsionin në administratë, me emisionet investigative që po tregojnë një Shqipëri të (ri)vdekur moralisht. Pra, njerëz në punë, me rrogë, por që duan të bëjnë para me grushta. Ndaj, po nuk ndryshoi gjë në gjokset e njerëzve, vështirë të ndryshojë në duart e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Zgjedhjet parlamentare në Marok i fiton partia qeverisëse

Zgjedhjet parlamentare në Marok i fiton partia qeverisëse

Kuvendi i Kosovës pas një seance maratonike miratoi ligjin për “Trepçën”, pa Listën Serbe

Kuvendi i Kosovës pas një seance maratonike miratoi ligjin për “Trepçën”, pa Listën Serbe

Shiu fantazëm që kurrë nuk bie

Shiu fantazëm që kurrë nuk bie

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni