Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Kur jo droga, por çadra ndryshon vullnetin e qytetarëve

by Te Sheshi
05/03/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Në protestë jo për arsyet e opozitës

U mbushën dy javë qëkurse opozita ka ngrehur një megaçadër para kryeministrisë, si epilog i një proteste masive antiqeveritare, me tezë kryesore zgjedhjet e lira. Çadra, që nuk dihet se pse është emërtuar si “e lirisë”, krejt jashtë çdo konteksti politik, gjë që do u shkonte më tepër viteve ‘90-‘91, mban brenda dhe kumton jashtë kërkesën ultimative dhe të panegociueshme për qeveri teknike si kusht për zgjedhje të lira.

Argumenti: sasia e madhe e drogës mund t’i blejë zgjedhjet me këtë qeveri, ndërsa një kabinet teknik mund ta shmangë këtë. Më tej nuk ka asnjë zbërthim në terma hem teknikë e hem politikë se si mund të ndodhë kjo. Ashtu siç nuk ofrohet asnjë kampion që droga të ketë ndryshuar vullnetin e votës, as dje e as sot. Droga, korrupsioni, paratë dhe lloj-lloj marifetesh të tjera politike kanë ekzistuar dhe ekzistojnë, por në asnjë rast nuk kanë mundur ta ndryshojnë diametralisht vullnetin final të votuesve. E kanë bërë pis, patjetër, por jo ta ndryshojnë. Madje kjo bindje ka ekzistuar gjatë viteve 2011-2013, kur Berisha, që përjetonte kulmin e fuqisë, arriti të injektonte bindjen se asgjë nuk e zbriste dot nga pushteti; por që u mund në mënyrën më sportive të mundshme më 23 qershor.

Për paradoks, i vetmi rast kur vërtet është ndryshuar vullneti final i zgjedhësve vjen pikërisht nga çadra e “lirisë” dhe e “zgjedhjeve të lira e të ndershme”; është ai i maj-qershorit 2011, kur pa drogë fare, vetëm me Ristanin dhe drogimin e tij parapolitik, mandati kaloi nga Rama tek Basha. Madje as krimi në parlament a pushteti lokal nuk ka mundur të diktojë ndryshim vullnetesh.

Kujtoni që për asnjë prej elementëve me të kaluar problematike në rrafshin penal, PD-ja nuk ka ngritur ndonjë akuzë se ata e bandat e tyre, me krim a drogë, kanë ardhur në pushtet. Sa për ilustrim, emri i Elvis Rroshit ka nisur të artikulohet nga opozita tre vjet pas marrjes së mandatit të parë në krye të Kavajës.  Dhe mbetet mister fakti se si duke qenë i tyre – Rroshi ka qenë pjesë e strukturave të PD-së lokale në Kavajë – të mos ishin në dijeni për CV-në e tij plot njolla të së kaluarës si emigrant, për më tepër me shumë emra, dhe t’ia bënin atë me dije publikut që në kandidimin e parë.  Ngjashëm ka ndodhur dhe me “kriminelë” të tjerë, por kjo meriton një trajtim më vete.

As dhe zgjedhjet e fundit të pjesshme, në Dibër e Ersekë, nuk kanë ofruar prova bindëse që droga vendos mbi vullnetin e lirë të qytetarëve. Në Dibër sidomos, atje ku dhe u artikulua kjo akuzë pas fitores së thellë të kandidatit Rama, po ashtu e mbështetur në hamendësime, edhe demokrati më i flaktë e ka të qartë se doktor Rrema nuk ka patur nevojë për asfarë investimi narkotik për të dalë fitues në ato zgjedhje, edhe me atë rezultat që doli.

Megjithatë, nëse është fjala për drogën, kjo qeveri e meriton një ndëshkim shembullor me votë. Çështja është se opozita, me praktikat e saj politike, po cenon vetë sistemin dhe po krijon precedentë që më pas do e bëjnë atë viktimë të tyre kur të jetë në pushtet. Për vetë specifikat e pozitave politike, opozita e ka gjithnjë të lehtë të sajojë kazuse kundër qeverisë dhe të ngrihet në këmbë për to. Por sistemi nuk i jep të drejta të pakufizuara. I jep lirinë e shprehjes e të protestës, me të cilat opozita ndërton një komunikim me masën e votuesve, duke e karikuar dhe duke e bërë gati atë për ta hedhur votën atje ku ajo mendon se duhet hedhur; por ajo nuk ka mandat të diktojë, për më tepër qeveri apo pushtete të mandatuara deri me plebishit.

Me gjuhën e sistemit, sot çdo votues i së majtës më 23 qershor duhet t’i hakërrehet Ramës, madje dhe ambasadorëve të huaj, që sa i përket Reformës në Drejtësi, i kanë dhënë pjesë opozitës së ndodhur në një minorancë, për më tepër të pazakontë, deri në pikën që ajo ka fuqinë ta bllokojë atë. Reforma në Drejtësi ka qenë premtim elektoral, dhe askund nuk është thënë se dhe opozita do ketë pjesën e saj aty, deri dhe kushtëzuese.

Dhe ja rezultati sot: një forcë me mandat pakice i imponohet mandatit të shumicës duke ia hedhur në erë një prej reformave bazë të saj. Ndërsa thirrjet nga çadra që “i gjithë populli është me ne”, “këtu vendos populli”, “e kërkon populli dhe jo ne”, “jemi këtu për popullin”, etj. etj., përveçse janë pjesë e një populizmi të shpifur që qelbet era komunizëm, janë dhe çmontuese sistemi, duke patur në thelb ndryshimin e vullnetit të votuesve, jo me drogë, por me çadër. E vetmja referencë që merr trajtën e verdiktit mbi pasjen ose jo të shumicës së popullit me vete është vota. Madje, në këtë rast, as sondazhet nuk kanë vlerë, e aq më pak vlerësimi me sy të lirë i masës së përkrahësve në shesh. Ndaj, as më pak e as më shumë, nuk është droga ajo që po tenton të ndryshojë vullnete, por çadra. Ajo po shkërmoq sistemin dhe rregullat e tij, duke ofruar një sistem të sajin, gatuar nën çadër dhe pa mandat të provuar shumice.

Pra, pa drogë, por vetëm me pabesi ndaj sistemit, shpërfillje dhe shkelje të parimeve kryesore të tij, me një kokëfortësi ku anti-Vetingu bën mu, ajo po ndryshon dhe devijon vullnetin e shumicës.

Dhe jo vetëm për drogën, por as për këtë, mbrojtjen e vullnetit të shumicës, kjo mazhorancë nuk e meriton të votohet më 18 qershor. Opozita jo e jo! /tesheshi.com/ 

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Kriza turko-gjermane: pas toneve të ashpra të Erdoğan-it, Merkel bisedon me kryeministrin turk

Kriza turko-gjermane: pas toneve të ashpra të Erdoğan-it, Merkel bisedon me kryeministrin turk

Zëdhënësi i Obama-s i hedh poshtë pretendimet për përgjim të telefonatave të Trump-it

Zëdhënësi i Obama-s i hedh poshtë pretendimet për përgjim të telefonatave të Trump-it

E dini përse shërben kjo vrimë e vogël prapa celularit tuaj

E dini përse shërben kjo vrimë e vogël prapa celularit tuaj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni