Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enklid PELARI: Demokratizimi i medias dhe (Du)dushizmi i TOP SHOW-eve

by Te Sheshi
10/10/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: Demokratizimi i medias dhe (Du)dushizmi i TOP SHOW-eve

“Në shekullin e ri do bëjnë para vetëm ato media që u japin pushtet masave.” Me këtë devizë, Bill Gates hapi prezantimin e një software-i të ri. Ndërsa T. Sulejmani, një producent i talentuar turk që ka mësuar në Izrael, thoshte: “Vetëm ata që parashikojnë se çfarë do kërkojë rinia e së ardhmes do kenë mundësi ta udhëheqin të ardhmen.”

Në fakt, të dy këto postulate, po t’i bëjmë bashkë, do t’i shikojmë të mishëruara tek gjetja e Zuckerberg-ut (lexo: Facebook). Umberto Eco, në një ese të tijën shumë kohë më parë, e kritikonte ashpër këtë frymë të re pluralizmi mediatik që po lindte. Kështu, atë kohë teza e tij dukej e modës, ndërsa sot demode. Umberto Eco, sado i madh që ishte në letra dhe komunikim, nuk i shpëtonte dot imperativit të rrethanave të kohës. Viktimë e së cilës ka qenë çdo intelektual, në fakt.

Historia e komunikimit masiv ka kaluar tre etapa përgjatë historisë: a) e centralizuar (mediat fashiste, naziste, komuniste, etj.), b) oligarkike (në kuptimin ekonomik), pra mediat kontrollohen nga një grusht njerëzish me influencë, politikanë, biznesmenë, etj.; ky është rasti tipik i Italisë në kohën në të cilën Eco ishte udhëheqës i shumë prej këtyre mediave, c) demokratizimi dhe pluralizmi mediatik, siç thoshte Giddens.

Në pikën e tretë do fokusohemi pak, për ta shqyrtuar si fenomen, pasi viktimë e këtij procesi transitiv mediatik, nuk kishte se si t’i shpëtonte as shoqëria jonë tranzitore. Giddens-i, në librin e tij, “Pasojat e modernitetit”, thotë se moderniteti ka nevojë të bëjë progres në shumë aspekte, qoftë në vendimmarrjen e korporatave, nga ku punëtorët duhet të kenë të drejtë vendimmarrjeje po aq sa aksionerët. Krejt në kontrast, pra, me bajraktarizmin shqiptar. Ashtu siç ai citon se edhe mediat në të ardhmen duhet t’i nënshtrohen vendimmarrjes së banorëve të lagjes, fshatit, qytetit, apo shtetit ku transmetojnë.

Kuptohet, të ishte për mediat, kjo periudhë nuk kishte për të ardhur ndonjëherë, sepse mediat kurrsesi nuk do të hiqnin dorë  nga vetvetja. Por ajo që po e imponon këtë gjë është pluralizmi mediatik (iptv, rrjetet sociale, youtube, etj.), ku çdokush mund të prodhojë dhe të hedhë tek shikuesit virtualë ç’të dojë. Në njëfarë mënyre, pastaj opinioni i shikuesve do i seleksionojë se cili është më i suksesshmi.

Këto dy procese po hedhin dritë në botë fatkeqësisht mbi mekanizmat e ndryshkur të mediave klasike, ku ndër më të spikaturit janë: promovimi i partive politike apo i interesave të biznesit, promovimi i atyre opinionistëve apo shkrimtarëve që u shkojnë për shtat interesave apo vlerave që media beson se janë të drejta, montimi i pseudoopinioneve apo pseudosondazheve që u shërbejnë interesave të tyre, etj. Ndërsa në median e re udhëheq meritokracia, dhe jo interesi i subvencionuar me profesionalizëm.

Në Perëndim, mediat klasike (tv, radio, etj.) janë kthyer në “snajperistë” vlerash, që sapo e nuhasin një talent në rrjetet sociale, fillojnë ta integrojnë dhe ta bëjnë pjesë të vetes. Për pasojë, edhe e promovojnë. Ndërsa mediat shqiptare tentojnë t’i luftojnë “mediatikët” e rinj. Edhe në ato raste kur merret në televizion ndonjë talent i spikatur në rrjetet sociale, sërish gazetarët tentojnë ta ulin me teknikat e tyre në mënyrë që të mos konkurrohen.

Për arsye etike dhe estetike, nuk po i përmendim televizionet dhe programet relevante që e kanë bërë këtë gjë, por po japim një fakt tjetër, që çdo teleshikues e ka më se të qartë: këto dy dekadat e fundit, televizionet shqiptare janë kthyer në “kafe-tv”. Pra, kemi vetëm një grusht opinionistësh, një grusht artistësh, një grusht shkrimtarësh, dhe më pas tre milionë e kusur teleshikuesish që vazhdojnë të asfiksohen nga atmosfera hermetike e televizioneve të komunizmit, që nuk dilnin nga suazat e një grupi njerëzish “vip”, të “kolauduar” atë mot nga partia dhe sot nga interesi, dhe që bisedojnë si të jenë në kafe, shpesh duke pirë edhe kafe. Madje, madje, kanë filluar të rrëfejnë edhe jetën e tyre private, pasi i konsumuan dekada më parë ç’kishin për të thënë. Ndërkohë, “jashtë” kamerave ekziston një shoqëri e tërë vlerash që nuk promovohet.

Viktima të këtij frustrimi nga mediat klasike kanë qenë shumë të rinj të talentuar, shumë shkrimtarë, shumë përkthyes, opinionistë, blogurë, por edhe teologë. Emblema e kësaj lufte ka qenë besoj puntata e parë e Top Show-t të këtij sezoni, ku ishin ftuar disa teologë tepër mediatikë. Këta teologë, me anë të mediave moderne dhe rrjeteve sociale i kanë ushqyer target-grupet sociale me vokacionet dhe nevojat e tyre, por fatkeqësisht like-t duket se po kthehen në makthe për mekanizmat e vjetëruar të mediatikëve klasikë. Shikueshmëria, si elementi bazë i mediave klasike, dhe e cila nuk i linte alternativë publikut që ta vlerësonte performancën e tyre, po shpërbëhet në mediat moderne. Sepse, të ishte për like-t (si modalitet shprehës i pëlqimit), ndoshta gardianët e vjetër të medias klasike do linin shumë për të dëshiruar. Kështu, kjo luftë mentalitetesh sapo ka nisur. (Du)dushët mediatikë do lagin me sa duket shumë njerëz të talentuar dhe të spikatur nga pluralizmi i ri mediatik, por, në vend që t’i shpëlajnë ata nga skena mediatike, do t’i pastrojnë edhe më shumë figurat e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Lenjani veshoperuar nga spitali: do rikthehemi tek fitoret!

Lenjani veshoperuar nga spitali: do rikthehemi tek fitoret!

Edita Tahiri: Nuk ka Asocacion nëse serbët nuk heqin dorë nga strukturat paralele

Edita Tahiri: Nuk ka Asocacion nëse serbët nuk heqin dorë nga strukturat paralele

Rama ia ndalon Metës të “imoportojë” deputetë nga PS-ja

Rama ia ndalon Metës të “imoportojë” deputetë nga PS-ja

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni