Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: Kush bën ligjin?

by te Sheshi
29/05/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Kush bën ligjin?

Ndërsa Tirana ishte e blinduar me forca të shumta policie me rastin e vizitës së kryeministrit të Serbisë, në një nga bulevardet kryesore të qytetit, “Zogu I”, ndodhi vërtetë një masakër. Në komunikatën e policisë flitet për një luftë bandash të narkotrafikut. Fillesa e përplasjes së armatosur nis në Holandë, dhe më pas zhvendoset në Tiranë. Si në filmat action të viteve ’90, vrasës me famë ndërkombëtare qëllojnë ndaj objektivit me foton e tij në xhep. Të gjitha gazetat janë të mbushura me fjalët e fundit të viktimave, me llahtarën që ata kanë lënë pas. Po kështu, ka mjaft artikuj që rrëfejnë ngjizjen e një konflikti, zhvillimin e tij të mbushur me atentate të dështuara. Të gjithë të ndjerët, ose ata që janë personazhe kryesorë të kësaj ngjarje, kanë një të shkuar tejet kriminale, e cila është ndëshkuar pak ose aspak nga sistemi ynë i drejtësisë.

Paralelisht me këtë ngjarje po përcjellim edhe polemikat, akuzat e kundërakuzat shumë të ashpra që kanë përfshirë kreun e shtetit me qeverinë për çështjen e kompetencave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ose, siç preferohet të quhet, “reformë”.

Kemi të bëjmë me dy anët e një mësalle. Me aktivitetin kriminal, i cili me shpejtësi të rrufeshme po zhvillohet dhe zgjerohet, madje me shumë sukses, dhe, ana tjetër, ngërçi politik, i cili me kast nuk lejon të kryhet një reformë për së mbari në sistemin e drejtësisë. Është koha të pranojmë disa të vërteta, dhe të reagojmë ndaj tyre, nëse dëshirojmë të jetojmë në një vend të paqtë dhe t’u falim një farë të ardhme fëmijëve.

Në dy dekadat e fundit policia nuk është një forcë e dështuar, por shumë shpesh e demoralizuar. Si gazetar në të gjitha llojet e qeverive, kam dëgjuar të njëjtin refren nga drejtues të ndryshëm policie: “I kapim kriminelët, por i liron gjykata.” Kjo shkakton zhgënjim, demotivim të policisë, e cila vjen një pikë dhe nuk dëshiron më të punojë, pasi polici nuk mund të qëndrojë dhe “i vetëm trim në luftë” dhe të nesërmen e prangosjes së një cubi, e të përballet me trimin të lënë të lirë, i cili në rastin më të mirë e trajton atë si legen, ose, më keq akoma, e heq qafe, si dhe ka ngjarë. Me këtë nuk dëshiroj të them se policia i ka punët mbroth, sepse në shumë ngjarje të bujshme na ka dalë të jetë bërë ortake me krimin. Në komunikatat e policisë flitet për persona të vdekur me precedentë penalë. Përse këta tipa nuk kontrollohen qoftë edhe pa shkak në rrugë? Është e sigurtë që bredhin me armë, se mbrojnë kokën. Ata kokëlëmuarit me tatuazhe, që vozisin makina nga 120 mijë euro copa, përse nuk i pyet njeri se ku i gjetën paret pa punuar?

Një fakt tjetër që të ngjall datën është procesi i mbledhjes së provave në vendngjarje. Prokurorët ankohen se shumë shpesh prishet skena e krimit, ose provat mblidhen shkel e shko, sa në gjyq është e pamundur të ngrihet një padi me themele të forta, dhe vrasësi fiton, pavarësisht se e kanë parë sheshit të shkrehë armën.

Në fund, mbetet gjykata (edhe akuza nuk ka qenë asnjëherë dorëjashtë), e cila jemi dëshmitarë që fal lirinë në bazë të çmimit. Flitet haptas për një listë çmimesh, që avokatët mbrojtës e dinë, dhe kriminelët po ashtu. Madje, në botën e krimit bëhen llogari. Një pushkatar, para se të niset të palosë shënjestrën, e di fort mirë sa vite burg e presin dhe sa para duhet të harxhojë që kiameti pas nja dy vjetësh të jetë i lirë. Duke futur në llogari amortizimin që pëson njeriu në burg dhe shpenzimet për lirinë, pushkatari nxjerr dhe vlerën e honorarit që duhet të përfitojë për t’i marrë jetën dikujt.

Për mua pyetjet janë të thjeshta: Këta policë, prokurorë, gjykatës, a kanë djem dhe vajza në shtëpitë e tyre? A u dalin ata për shëtitje, shkollë, jetë nate? A nuk kanë frikë që mund të përballen qoftë dhe në semafor me ndonjë që kanë liruar, i cili mban hekura në kroskot? A nuk kanë frikë që duke ecur në bulevardin “Zogu I” të kap ndonjë plumb qorr?

Nuk përzihem me ndërgjegjen e tyre, sepse nuk jam as prift, as hoxhë.

Një nga të vrarët e dy ditëve më parë, në fjalët e fundit kërkonte shpëtim për jetën a shpirtin tek baba i vet, i cili tash është i përvëluar përjetë, është një kufomë që merr frymë. Çfarë t’i themi babës? T’i themi të dëgjojë si po bëjnë sherr Bujari me Nasipin? Sepse ndoshta baba mund ta kishte djalin në burg, por do e kishte gjallë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Bushati:  Projektet ballkanike do t’i paraqiten BE në samitin e Vjenës për miratim

Bushati: Projektet ballkanike do t’i paraqiten BE në samitin e Vjenës për miratim

Shoqatat e Gazetarëve: Gjendja e lirisë së shprehjes në Kosovë, alarmante

Shoqatat e Gazetarëve: Gjendja e lirisë së shprehjes në Kosovë, alarmante

“LETRA nga POPULLI”/ Mendjehapur apo mendjeshqyer?!

“LETRA nga POPULLI”/ Mendjehapur apo mendjeshqyer?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni