Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se është i përfshirë në një sulm mbi dy depozita nafte në Gjirin e Omanit. Irani ka mohuar akuzat, duke i përshkruar ato si “alarmante”.
Një analizë e sjellë nga Dominic Waghorn, redaktor diplomati i rrjetit Sky News, hedh mbi tavolinë detajet.
Kush i sulmoi cisternat?
Fajtori më i mundshëm është Irani. Cisternat u sulmuan nga bregu iranian dhe anijet iraniane u ndodhën në afërsi. Trupat iraniane të revolucionarëve u panë duke sulmuar transportuesit edhe në të kaluarën. Por a është e mundur që sulmet u kryen nga armiqtë e Iranit dhe u bënë të duket sikur ata ishin përgjegjës? Teherani e thotë ashtu.
Cili është sfondi i gjithë kësaj?
Tensionet në rajon janë rritur. Armiqtë e Iranit në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izrael kanë kërkuar që Uashingtoni të marrë aksione më të ashpra ndaj Iranit, dhe kështu të gjithë të përfitojnë nga konfrontimi midis tyre. Ky mbetet një motiv, por nuk ka dëshmi se ka të përfshirë.
Pra, ndoshta është vet Irani?
Më shumë gjasa, po. Irani paralajmëroi muajin e kaluar se nëse sanksionet e sapo forcuara të Shteteve të Bashkuara ia pamundësojnë shitjen e naftës nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, kjo do ta bënte të pamundur që edhe të tjerët të bënin një gjë të tillë. Irani tani ka përvjelë mëngët për të provuar se mund të bëjë probleme. Por vendi ende fsheh gjurmët duke protestuar ashpër dhe duke deklaruar pafajësi.
Pse ka kaq shumë zhurmë?
Ngushtica e Hormuzit është ndoshta shtrirja më e ndjeshme dhe strategjike ujore në botë. Një e pesta e naftës së botës kalon nëpër këtë kanal vetëm 21 kilometërsh, të rrethuar nga shtete që janë historikisht armiq të hidhur. Tubacionet e naftës detare kalojnë nëpër pikat më të tendosura gjeopolitike të botës. Kjo kërkon menaxhim të patundur diplomatik.
Çfarë mund të ndodhë?
Amerika thotë se Irani ishte fajtor për këto sulme, ashtu si për ato të muajit të kaluar. Britania e Madhe thotë se është e prirur të pajtohet. Nëse po, çfarë do të bëjë Perëndimi për këtë? Ai nuk mund të lejojë Iranin të sulmojë anijet kur t’i teket, por çdo veprim ndëshkues rrezikon luftën më të keqë që mund të imagjinohet.
A ka gjasa lufta?
Asnjëra palë nuk e dëshiron. Donald Trump bëri fushatë duke thënë se ai do t’i jepte fund aventurave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Ai vështirë se mund të përballojë thyerjen e “besës” një vit e gjysmë para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA. Irani është ekonomikisht i preokupuar dhe do të dërmohej në çdo konflikt me Perëndimin dhe fqinjët mbretëror. Por luftërat mund të ndodhin nga keqkuptimi dhe keqllogaritjet. Sa më gjatë të vazhdoj ky avaz, aq më tepër bëhet si mundësi.
Kush e nisi?
Tensionet filluan të rriteshin atëherë kur Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, e cila u arrit nga puna e Barak Obamës pasi disa vitesh “megociata torturuese”. Irani thotë se Shteteve të Bashkuara nuk mund t’iu besohet më, dhe nuk kanë pse të justifikohen më tej.
SHBA thotë se dolën nga marrëveshja me Iranin pasi ajo ishte shumë e “butë” dhe lejonte destabilizimin e “rajonit të pandëshkuar”. Sanksionet gjithnjë e më të ashpra të Shteteve të Bashkuara e kanë bërë po aq të ashpër jetën për iranianët. Ata gjithashtu janë të zemëruar që Garda Revolucionare është emërtuar si organizatë terroriste.
A mund ta ndalojë gjithë këtë katrahurë Donald Trump?
Ai tashmë po përdor pothuajse të gjitha levat jo ushtarake nëpërmjet sanksioneve dhe presionit diplomatik. Opsionet ushtarake mbeten të hapura për të, por përdorimi i tyre do të sillte rrezik të madh për Amerikën, aleatët e saj dhe ekonominë globale. Topi është në fushën e tij.
Përgatiti: Arbnora Avdiu-Hoxha – /tesheshi.com/