Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Ra ky hall e u pamë: do qëndrojë apo jo De Biazi?!

by te Sheshi
20/10/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA:  Ra ky hall e u pamë: do qëndrojë apo jo De Biazi?!

Katundar’ e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë… Këto janë vargjet e kahershme të Nolit, të përshkruara nga konotacioni revolucionar, por që i shkojnë për shtat momentit. Halli ynë i saporënë në kokë i ka ngërthyer të tërë, me laps e pa laps, me lopatë e pa lopatë, me tastierë kompjuteri apo me gotë rakie përpara, katundar’ e punëtorë: si do i vejë puna De Biazit, do ta mbajmë italianin, apo do ta sikterisim tutje? Kjo është çështja!

I kemi harruar telashet tona pa fund, faturat e papaguara, papunësinë, mungesat e panumërta, qeverinë që të rri si xhelati tek koka teksa të kujton kuponin tatimor, burgun, e kemi fshirë nga mendja kaosin tonë, të brendshëm dhe të jashtëm, shpirtëror dhe mjedisor, i kemi lënë pas krahëve vjedhjet me CEZ-in, tenderat e ish-kompanisë së ministrit të Shëndetësisë, e një mijë paudhësi të tjera, me veç një mendim në kokë: si do zgjidhet ekuacioni me De Biazin!

As e çajmë më kokën se Kuvendi i Kosovës ka veç tym tani e jo diskutime, se mekanizmat e dhunës atje e kanë gjetur viktimën mbi të cilën mund të vihen në lëvizje, se ky parlamenti ynë është kthyer në një paçavure, ku sekush i bie teneqesë së vet të ndryshkur, se shqiptarët e Maqedonisë nuk po gjejnë qetësi. Jo! Kemi hall tjetër tani!

Refugjatët? Kush pyet për ta! Rusë, iranianë, kurdë, francezë, amerikanë, turq, sirianë, pro dhe kundër Esadit, të moderuar dhe ekstremistë, isisianë; të gjithë po luftojnë e bombardojnë në Siri, duke i rënë pa fund çangës së një lufte të gjithmbarshme, ndërsa ne jetojmë në një botë tjetër, me një hall tjetër, që po të ishte në dorën tonë, do ta kthenim dhe në të përbotshëm. De Biazi do qëndrojë?!

Diku flitet për zili, për një çështje materiale të kthyer në morale, për interesa meskine, për mirëpritje e hipokrizi, e diku tjetër i kërkohet kryeministrit ta mbajë fjalën, e ta “marrë peng” De Biazin. I bëhet thirrje qeverisë të ndërhyjë, e t’i gjejë zgjidhje punës, se mbase federata përkatëse nuk e ka takatin.

Një çështje, që në fakt nuk është e tillë këto çaste, e kemi bërë tonën, ndërkohë që as ka lidhje me ne. Eshtë një debat i parakohshëm, i stisur, krejt pa vend, e që harxhon energji që mund të kanalizoheshin diku tjetër.

Në e sheh si zbavitje, si mundësi për t’u lumturuar për pak momente, në një hapësirë periferike të jetës, gjithçka që ngjet rreth De Biazit, nuk ke arsye për t’u shqetësuar për fatin e tij, qëndroi apo iku. Dikush do vijë pas tij, e jeta do vazhdojë.

E në e vë fatin e De Biazit në qendër të vëmendjes, si përparësi, si mundësi për të mbuluar dështime pa fund, mizerje pa fund, ekonomike e sociale, në e sheh qëndrimin e tij si një instrument për humbjen e mendjeve prej një suksesi në një sferë jo themelore të jetës shoqërore, sigurisht që do ta bësh atë lajm të faqeve të para.

E tëra kjo është marri, është turravrap gremisës. Lëreni De Biazin në punë të vet; di ai si t’i zgjidhë hallet e tij, që, në thelb, nuk janë tonat.

Do bëjmë si do bëjmë, me të dhe pa të. Veçse ka shumë kohë ende për një lamtumirë a një mirëseardhje të re. Sido që të ndodhë, nuk prishet dynjaja.

Halli për De Biazin ngjan me pijen: ta turbullon mendjen, të bën t’i harrosh hallet e tjera, por nuk t’i zgjidh ato! /tesheshi.com/       

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Besnik Mustafaj tek Enkel Demi: Qeveria e një represioni të panevojshëm dhe opozita që nuk ngjall shpresë

Doni të keni një pikturë tuajën? Ja cili është aplikacioni që ju pikturon

Liberalët kanadezë fitojnë zgjedhjet: i japin fund qeverisjes konservatore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni