Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Nga “lavirja e bulevardit” e Berishës te “derdimeni” i Ramës: a nuk është e njëjta gjuhë?

by Te Sheshi
09/06/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Nga “lavirja e bulevardit” e Berishës te “derdimeni” i Ramës: a nuk është e njëjta gjuhë?

Kryeministri aktual ka shpërthyer dje ndaj gjyqtarit që vendosi për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Derdimen” qe etiketimi i një njeriu të pretenduar të japë drejtësi për njerëzinë, por që del të mos mbrojë dot as nderin e vet!

“Pa din e as iman,” ka vijuar përshkrimi i kryetarit të qeverisë, tashmë i shfrenuar tërësisht në zemërimin e vet, që e zhvesh nga xhaketa e qeverisësit të vendit dhe e shndërron në një prototip të shqiptarit inatçor e të papërmbajtur në shfrimin e tij!

“Ky killer me pagesë,” është një tjetër damkosje e gjyqtarit që me vendimin e tij guxoi t’i hapte për dreq aq punë vetes!

Rama me këtë gjuhë nuk është më kryeministri i vendit, por shqiptari i zakonshëm, ai që në ditë të nxehta vere nxjerr jashtë barkun, kruan kërthizën sy botës, e me të njëjtin gisht i jep dhe një pastrim hundës, duke kundërmuar me zhargonin e tij.

Gjyqtari ka bërë punën e tij, mirë apo keq, varet nga ç’interes e sheh kryeministri. Mund ta ketë bërë mirë fare, e këtë nuk mund ta përcaktojë apriori Rama, që, afërmendsh, e ka gjykimin të ndikuar nga një mori shkaqesh e nxitësish.

Po gjyqtari mund ta ketë bërë dhe fare keq punën e tij, i motivuar nga dhjetëra lidhje e këndvështrime, e këtë përsëri nuk mund ta gjykojë apriori Rama.

Ky kryeministër, që prej kohësh është në rrugën e theqafjes, mund të ketë mendimin e vet personal. Eshtë në të drejtën e tij si individ të zemërohet e ta shohë gjyqtarin si derdimen, si pa din e iman, si killer me pagesë. Por nuk është në të drejtën e tij që të shpërthejë si kryeministër me një gjuhë të shfrenuar ndaj një personi që mendohet të japë drejtësi.

Shtetari ka mekanizma të tjera reagimi. Nuk mund të përplasë grushtet  në tavolinë, nuk mund ta përplasë gjuhën e shfrenuar në fytyra gjyqtarësh, sepse, më e pakta, tregon me këtë pafuqinë e vet mjerane.

Askush nuk mund ta thotë gojëplotë nëse Rama ka të drejtë apo jo, por askush nuk mund t’ia pranojë këtë lloj gjuhe.

I frikshëm është degradimi i këtij njeriu!

Pesë vite të shkuara, kryeministri i asaj kohe do ta quante “lavire bulevardi” kryeprokuroren e vendit.

I gjendur i rrethuar në kryeministri, me shpatulla pas muri pas të pabërave, qoftë të vartësve apo të vetë atij, Berisha do të shpërthente ndaj kryeprokurores.

“Lavire bulevardi” do ta cilësonte ai atë që për nga pamja e jashtme ngjante fare e pafajshme.

A mund të ishte ajo, pavarësisht pafajësisë së pamjes së butë femërore, pjesë e një puçi ndaj qeverisë? Pse jo, mundej! Vërtet që mundej!

Po njësoj, a mundet që ajo të ishte po aq e pafajshme sa ç’e tregonte fytyra e saj e padjallëzuar? E kush mund të thotë që jo?!

Berisha mund të kishte plotësisht të drejtë, por kjo nuk e përligjte shpërthimin e tij skizofren! Kishte një shumësi mundësish në duart e tij për t’i treguar vendin kryeprokurores, por nuk mund të reagonte si një shofer furgoni!

Qytetarët nuk i paguajnë shtetarët përmes taksave për të dëgjuar shpërthime të pakontrolluara zemërimesh, por që ata, me pjekurinë e mençurinë e pretenduar të jenë më të mëdha se te gjindja, të reagojnë arsyeshëm, logjikshëm e bindshëm, në situata të vështira.

A nuk është e njëjta gjuha e Ramës me të Berishës? I njëjti njeri që ngrinte zërin ndaj etiketimit “lavire bulevardi”, sot e quan “derdimen” tjetrin!!!

Ndryshimi ku është, se pikat e përbashkëta janë ashiqare? Berishës iu deshën do vite për të arritur në atë pikë, ndërsa Rama e ka humbur fillin shpejt.

Berishës iu desh kohë për ta parë greminën, Rama është në zgrip të saj!

Berisha nuk ka më kohë. Rama, fatlum për gabimet e paraardhësit, duhet të mësojë prej tyre e ta ndalë yryshin.

Ndryshe… I ziu Ramë do të gremiset, herët a vonë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Rastësia, mbreti i botës: nusja shikon të ëmën në fotot e vjetra të dhëndrit

Rastësia, mbreti i botës: nusja shikon të ëmën në fotot e vjetra të dhëndrit

Cleveland Cavaliers fiton thellë në ndeshjen e tretë të finales së NBA-it

Cleveland Cavaliers fiton thellë në ndeshjen e tretë të finales së NBA-it

Izraeli ua pezullon palestinezëve lejet e hyrjes për muajin e Ramazanit

Izraeli ua pezullon palestinezëve lejet e hyrjes për muajin e Ramazanit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni