Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan MULLAJ: Kur do të rilindë RTSH-ja?

by te Sheshi
29/05/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ: Kur do të rilindë RTSH-ja?

Administrata e RTSh-së, e drejtuar së fundmi nga titullarë që e kanë bërë shpinën urë për mediokritetin, që sundon emisionet dhe rubrikat televizive, të kujton një ushtri të shpartalluar të papunësh; një ushtri të papunësh të cilët shoqëria jonë i paguan për punë që, ose bëhen keq a shumë keq, ose nuk bëhen fare. Në njëfarë mënyre RTSh-ja është shndërruar në një “institucion të ndihmës sociale”, ku favoret rrjedhin ujëvarë dhe paratë hidhen në lumë për asgjënë, ku ka babëzi  dhe aspak disiplinë, ku ka abuzime por jo respekt për punën, për fondet publike; ku ka paaftësi por jo menaxhim, ku ka harbutëri, shkrehje, papërgjegjshmëri dhe aspak mision, as vision, as  dashamirësi, as frymë vullneti apo ambicie.

Me fjalë të tjera, RTSh-ja vazhdon sot t’i ngjajë një kioske bamirësie, ku qindra rroga, shërbime, dieta  dhe shpërblime paguhen për asgjënë. 10 milion euro!  Ky konstatim ngjan rebel, por është i vërtetë: askund tjetër nuk shpenzohen barbarisht së tepërmi kaq parà për asgjënë, dhe kaq shumë energji kundër thelbit të shtetit. RTSH-ja ngjan me një masakër publike; një mal që me zor pjell një mi; shumë e dinë që në këtë institucion, sundon papërgjegjshmëria, rrumpalla, vrazhdësia, horllia dhe kotësia.

RTSh-ja është një realitet gri, mes të cilit, ngritur lapidar, vazhdon këmbëngulëse një dilemë. A do të çohet kush mbi gjithkënd? A do të bëjë kush një sfidë, për ta ndryshuar këtë gjendje? A do të lindë një vullnet, një ide, një vizion që ta shkundë nga themelet? Apo bastardimi i autoritetit, i misionit dhe vizionit që duhet të ketë ky institucion, do të vazhdojë?!

Për ta kuptuar se a do të mund t’i rikthehet ndonjëherë publikut Radiotelevizioni Shqiptar, përmes reformash të supozuara, duhet të analizohen arsyet përse media e vetme publike në vend iu largua publikut.

RTSh-ja, ia largua publikut për një arsye të qartë. E shndërruar në një shtesë të pushtetit, këtej dhe andej, i ka shërbyer verbërisht politikës, këtij instrumenti social dhe irracional, që te ne ka pasur dhe ka mision, pikë së pari, të shkatërrojë Të Vërtetën. Shkatërrimi is ë vërtetës e  ka ndarë me dhunë RTSh-në nga misioni i vet i mirëfilltë, që është shërbimi i shëndetshëm mediatik për publikun.

RTSh-ja, me një ndikim sublim, historik dhe shpirtëror në ndërgjegjen e kombit shqiptar, u largua edhe më shumë nga e vërteta gjatë tranzicionit,  bashkë me pushtetin politik,  për t’i shërbyer edhe njëlloj pushtetit të radhës. Por, ndërsa largimi progresiv nga e vërteta është një proces i thjeshtë dhe spontan, rikthimi tek ajo, përkundrazi, është tejet i vështirë. Kjo për arsyen njëlloj të thjeshtë se në vitet e tranzicionit, shërbimi sistematik ndaj pushtetit, i edukoi administratës së RTSh-së një rutinë të shëmtuar dhe shkatërruese. Një rutinë, që vit pas viti, u shndërrua në një zakon të shëmtuar, në vijim të të cilit, kjo administratë i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë fresk pushtetit dhe njëherësh opozitë Së Vërtetës, duke e larguar atë dhe veten edhe më shumë nga publiku.

Në njëfarë mënyre, RTSh-ja ka tradhtuar shqiptarët për politikën, dhe, që të marrë kthesën e ndershmërisë dhe të përparojë drejt misionit të vet real, duhet të ndryshojë. Të ndryshojë apo të reformohet jo me deklarata boshe dhe propagandë mediatike, por të riformatohet. Në këtë rast riformatim do të thotë thyerje e zakonit të pështirë të administratës servile të RTSH-për t’i shërbyer pushtetit gjithë këto vjet. Riformatim do të thotë shkatërrimi i rutinës së hallakatur të stafit të sotëm e të shkrehur të RTSh-së, në të cilën spikat papërgjegjshmëria, harbutëria, pirateria, bythëlëpirja dhe babëzia.

Si mund të thyhet ky zakon dhe të zhbëhet kjo rutinë? Duke krijuar një rutinë të re, të shëndetshme! Një riformatim! Riformatim do të thotë bërje e një revolucioni brenda këtij institucioni. Do të thotë krijimi i një stafi të ri, të frymëzuar, të talentuar, të motivuar, që do të synojë një qasje të re drejt së vërtetës, ndershmërisë. Ky staf i ri do të krijojë një klimë mediatike të pavarur, larg politikës, pushtetit dhe propagandës, larg mashtrimit dhe manipulimit butaforik. Riformatim do të thotë të krijosh një staf të ri me një rutinë të re profesionale, me një program të ri, vision e mission të ri, që do të mund të krijojë besim duke përcjellë te shikuesit ndjesinë e të qenët “qytetarë të vlerësuar”.

…Asgjë nuk mund ta prodhojë më fort ndjesinë kolektive të të qenët “i vlerësuar” një populli, sesa e vërteta. Sesa thënia e së vërtetës. Publiku u largua nga RTSh-ja pikërisht për këtë gjë: sepse u mënjanua, u përjashtua, shpesh edhe barbarisht, nga e drejta për t’u informuar ndershmërisht, nga e drejta për të marrë pjesë, nga e drejta për t’u vlerësuar.

Ndërkaq, si çdo gjë që kërkon vullnet të shëndetshëm, edhe ndryshimi i stafit drejtues e, sidomos ndryshimi i perceptimit të këtij stafi për punën që duhet të bëjë, nuk është i lehtë. Këtë ndryshim e bën thuajse të pamundur edhe fakti se nevojitet një vendim politik për ta mënjanuar politikën, pra, vetveten, nga përfitimet që i sjell asaj varësia apo kapja e RTSH-së. Kjo është si të presësh viçin qumështor të lëshojë vetë gjirin e nënës lopë, ku pi qumësht me ëndje dhe të largohet…

Por është e vetmja rrugë! Është drejtimi i duhur! Ndryshe RTSH-ja do vazhdojë të jetë një institucion i ndihmës sociale, me 10milion euro buxhet që do vazhdojë të shpërdorohet për asgjënë…

E fundit fare: që të mundësosh këtë ndryshim, duhet të luftosh me instinktet, pra, me natyrën. Ndërkohë që vetë politika, pushteti, është edhe në vetvete një lloj babëzie…e natyrshme.

A mundet ta prodhojë një “xhevahir” të tillë morali i pushtetit të sotëm, ku politika të heqë dorë ndershmërisht nga “qumështi dhe yndyra e freskët” dhe t’i largojë vullnetarisht kthetrat nga media e vetme publike, duke e lënë atë të lirë dhe të pavarur? Kjo, sigurisht, është një sfidë, për të mos thënë një marrëzi. Është si të bëhesh kamikaz i vetvetes: është si t’i vësh një dinamit më shumë themeleve të banesës sate, që quhet pushtet.

Por ky pushtet është Rilindja! Rilindja, e ideuar dhe e frymëzuar si nocion drejtpërdrejt nga Kryeministri Rama, që të paktën, në strategjinë elektorale, nënkuptonte pikërisht edhe këtë: vetësakrifikimin; sfidën e realitetit në kohë, luftën me vetveten. RTSh-ja do të rilindë dhe do t’i kthehet misionit, Së Vërtetës, publikut, qytetarëve, emigrantëve tanë, njerëzve të thjeshtë vetëm nëse brenda RILINDJES do të rilindë vullneti politik për të ndodhur kjo gjë, kjo sfidë, kjo betejë me vetveten. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
FOTO/VIDEO – Kinezi shënon rekord, mban 1 milion bletë në trup

FOTO/VIDEO - Kinezi shënon rekord, mban 1 milion bletë në trup

Çmenduria e të riut, ta paguash me jetë dëshirën për…famë!

Çmenduria e të riut, ta paguash me jetë dëshirën për...famë!

Disa këshilla për zgjimin nga gjumi

Disa këshilla për zgjimin nga gjumi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni