Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Anne APPLEBAUM*/ Si e ç’orientoi Turqia narrativën e preferuar të Putinit

by te Sheshi
26/11/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Anne APPLEBAUM*/ Si e ç’orientoi Turqia narrativën e preferuar të Putinit

Të martën, dy avionë turq F-16 rrëzuan një avion ushtarak rus që thuhet se kishte  kaluar në hapësirën ajrore turke. Interpretime të ndryshme teorike janë dhënë për këtë ngjarje. Në varësi të pikëvështrimit, akti është përshkruar si vetëmbrojtje nga ana e Turqisë, një anëtare e NATO-s, ose akt agresioni. Por, për Vladimir Putin dhe klikën e tij në median ruse, vetëm një çështje ia vlen: në cilën nga narrativat e tij duhet të përkasë kjo histori?

Duket tepër letrareske kjo shprehje, madje edhe një mënyrë paragjykuese për të përshkruar komunikimet strategjike ruse. Por, duke ndjekur median ruse përgjatë shumë kohëve e etapave, shpejt mund të dallosh kallëpet që përdoren për raportimin e lajmeve. Asgjë nuk “ndodh” ndonjëherë. Çdo ngjarje është gjithnjë pjesë e një historie më të madhe, zakonisht një teorie konspirative. Rusia, ose më mirë një komplot për të shkatërruar apo minuar Rusinë, qëndron gjithnjë në qendër. Elementë të realitetit përfshihen në histori, por të shtrembëruara në një realitet virtual në mënyrë që të përshtaten me linjën e historisë.

Përgjatë viteve të kaluara, kemi vëzhguar disa versione të këtij procesi në zhvillim. Shfaqja më e bujshme, ajo e raportimit të demostratave në Ukrainë në vitin 2014, si një ringjallje e nazizmit, frymëzuar dhe mbështetur nga NATO. Ministria e Jashtme ruse kritikoi Gjermaninë për mbështetjen e një “Revolucioni ngjyrë kafe”. Televizioni patriotik argëtues përshkroi beteja midis bandave të motorristëve rusë dhe “fashistëve” ukrainas që mbanin zvastika ose simbole të NATO-s. Propaganda vijoi edhe kur zgjedhjet sollën centristët në pushtet dhe partitë e vogla të ekstremit të djathtë humbën edhe atë pak ndikim që kishin, madje edhe kur NATO nuk arriti të ndihmojë ushtarakisht Ukrainën.

Me bombardimin rus të Sirisë, Putin ndërmorri një narrativë të re. Në asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, ai apeloi për një koalicion anti-terror “të ngjashëm me koalicionin kundër Hitlerit” i cili do të “bashkonte një spektër të gjerë forcash që po i rezistojnë me vendosmëri, atyre që si nazistët, po mbjellin të keqen dhe urrejtjen tek njerëzimi”. Këtë radhë, armiqtë nuk ishin ukrainasit, por terroristët. Gjuha e përdorur kundër NATO-s u ul me disa tonalitete. Lajmet e televizioneve patriotike  shfaqën sulmet efektive ajrore kundër celulave terroriste. Kjo propagandë vijoi madje edhe kur u bë e qartë se rusët po shënjestronin të gjithë kundërshtarët e diktatorit sirian, Bashar al-Assad, në pjesën më të madhe jo ISIS.

Media ruse nuk iu nda obsesioneve të mëparshme, sigurisht. Në vend të kësaj, ata lidhën pikat me njëra-tjetrën. Televizioni shtetëror rus pretendoi se Ukraina është një “furnizuese me armë e ISIS”. Kanali televiziv i Ministrisë së Brendshme ruse, ndërkaq, deklaroi se militantët e ISIS po trajnohen në Ukrainë. Duket e mundshme, që për një farë kohe, të dy armiqtë mund të luftohen njëkohësisht.

Por, Turqia tashmë e ka bërë kompleks rrëfimin. A është rrëzimi i avionit rus pjesë e “agresionit nazist/të NATO-s kundër Rusisë”? Nëse është kështu, kjo mund të kërkojë një përgjigje të Rusisë në NATO. A është pjesë e komplotit terrorist kundër Rusisë? Nëse është kështu, kjo mund të tingëllojë pak e çuditshme, duke qenë se Turqia thotë se po lufton edhe ajo terrorizmin.

Për momentin, Rusia ka zgjedhur opcionin e dytë. Elementi NATO është përjashtuar. Turqia, “një vend mik fallc” dhe një “bashkëpunëtore e terroristëve” ka “goditur Rusinë pas shpine”, sipas deklaratave të Putin. “Turqit po shpëtojnë ISIS”, tha një “ekspert” në televizionin shtetëror rus.

Duke parë alternativat, ky është lajm i mirë: do të thotë se Rusia nuk ka gjasa të përgjigjet ndaj Turqisë ushtarakisht dhe nuk ka gjasa të tërheqë edhe NATO-n në një konflikt më të gjerë. Mund të thojë gjithashtu, edhe se Putin ka ende shpresë të jetë pjesë e një koalicioni më të gjerë në Siri, ose se ai dëshiron ende të luajë një rol në çfarëdo në atë që është duke hartuar diplomacia perëndimore për t’i dhënë fund luftës në Siri. Në fund të fundit, ai ka nevojë për prova për një nga narrativat e tij: që ai ka rikthyer statusin e superfuqisë për Rusinë dhe ndikimin ndërkombëtar të saj.

Por, e gjitha kjo nuk do të thotë se historisë i ka ardhur fundi. Çfarë do të thuhet nëse ka humbje të tjera nga radhët ruse, apo nëse një tjetër avion rrëzohet? Çfarë do të thuhet nëse lufta siriane nis të shkojë keq, ose bëhet jopopullore në Rusi? Atëherë Kremlini do të ketë nevojë për një shpjegim për dështimet e tij dhe narrativa duhet të ndryshojë sërish. NATO mund të shndërrohet sërish në një armik të shkëlqyer. Çështja e vetme  është nëse përgjigja e Rusisë do të jetë në planin e realitetit virtual, apo në jetën e vërtetë.

*Anne Applebaum është kolumniste për politikën e jashtme në Washington Post. Ajo është edhe drejtore e programit të Tranzicionit Global  në Institutin Legatum në Londër.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Korçarët turpërojnë emrin e Skënderbeut: munden sërish në Turqi dhe mbyllin para kohe aventurën në Europa Ligë

Korçarët turpërojnë emrin e Skënderbeut: munden sërish në Turqi dhe mbyllin para kohe aventurën në Europa Ligë

Ngjarjet e mëdha që u përlyen me dyshime: nga 11 Shtatori te sulmet terroriste në Paris

Ngjarjet e mëdha që u përlyen me dyshime: nga 11 Shtatori te sulmet terroriste në Paris

Europa League: Konfirmohen favoritët

Europa League: Konfirmohen favoritët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni