Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI*: “Swing Vote” e Kevin Costner-it dhe dueli Clinton vs Trump

by Te Sheshi
28/10/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI*: “Swing Vote” e Kevin Costner-it dhe dueli Clinton vs Trump

I.

Para pak ditësh, duke lexuar një opinion të Bill Schneider-it te Gazeta Blic, m’u kujtua filmi i vitit 2008, “Swing Vote”, “Vota e Lëkundur”, ku rolin kryesor e luan aktori i mirënjohur Kevin Costner. Në film, Costner, që jetonte në Nju Meksiko, kishte lënë në gjysmë votimin, por pas pak u kuptua se kandidatët kishin vota të barabarta, dhe vota e tij ishte e fundit që do të përcaktonte se kush do të zgjidhej president i SHBA-së. Atëherë fillojnë ofertat joshëse për Costner-in nga dy kandidatët për ta fituar atë votë… Kuptohet, filmi është i zhanrit dramë-komedi, dhe nuk ka ndodhur asnjëherë diçka e tillë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Por shqetësimi që Schneider-i shtronte në opinionin e tij, se kandidatja demokrate, Clinton-i, mund të mos e gëzojë postin e presidentit, edhe nëse i fiton zgjedhjet, po qe se rezultati do të ishte i ngushtë, parashtronte një fakt që mund ta vështirësojë procesin zgjedhor. Megjithatë, etërit themelues të SHBA-së, kur e shkruan kushtetutën, e parapanë se si të zgjidhet problemi në raste të tilla, veçse ndryshimet e shumta të bëra rreth sistemit elektoral, por jo direkt tek ai, mund të sjellin situata të sikletshme, gjë të cilën e ka nënvizuar edhe Schneider-i.

II.

Janë raste të shumta në historinë rreth 230-vjeçare të zgjedhjeve presidenciale në SHBA që ka patur rezultate të ngushta mes kandidatëve, e madje njëri vetëm pak vite më herët, në përballjen Bush vs. Gore. Këto raste, të quajtura ndryshe si “disputed elections”, “zgjedhje të kontestuara apo diskutabile”, ndodhin si rezultat i sistemit elektoral “winner takes all”, “fituesi i merr të gjitha”. Pra, fituesi i shumicës së votës popullore të një shteti i merr të gjitha votat elektorale të atij shteti. P.sh., Kalifornia ka 55 vota elektorale, dhe nëse njëri kandidat fiton 50%+1 të votave popullore, atëherë ai i merr 55 votat elektorale, edhe pse 49.999% kanë votuar për kandidatin tjetër, që mbetet pa asnjë votë elektorale. Edhe kjo si pjesë e sistemit elektoral është e kuptueshme, dhe ka ndodhur disa herë. Por t’i fitosh zgjedhjet presidenciale me më pak vota popullore se kandidati tjetër, kjo ka ndodhur më rrallë, më 1824, 1876, 1888 dhe 2000. Ama, përderisa mundësia për të ndodhur ekziston, atëherë kjo bëhet shqetësuese. Sot, para se të filloj të shkruaj këtë artikull, lexova se disa votues të Trump-it kanë kërcënuar me revolucion nëse Clinton i fiton zgjedhjet. D.m.th., shqetësimi i Schneider-it është goxha serioz, por edhe “vota e lëkundur e Kevin Costner-it” e shumë vota të tjera të lëkundura janë të rëndësishme që fitorja të mos jetë e ngushtë për cilindo kandidat, e të mos zhvillohen edhe një palë zgjedhje të kontestuara.

III.

Për të sqaruar më mirë se çka nënkuptohet me rezultat të ngushtë, e që të mos kemi zgjedhje diskutabile, si shembullin më të afërt kemi atë të zgjedhjeve të vitit 2000, Bush vs Gore. Edhe përkundër votës popullore të fituar nga Gore, me diferencë mbi 540 mijë vota më shumë se Bush-i, prapë zgjedhjet i fitoi ky i fundit, për shkak se kishte fituar votat elektorale. Ndërsa fenomeni tjetër i këtyre zgjedhjeve ishte fakti se presidentit Bush ia siguruan fitoren 25 votat elektorale të shtetit të Floridës. Ai i fitoi ato me vetëm 537 vota popullore më shumë se Gore, nga rreth gjashtë milionë votues, që i bie me më pak se 0.01% të votave. Ky po që është rezultat i ngushtë, dhe shpresojmë të mos kemi rezultat të tillë mes Clinton-it dhe Trump-it. Mos të harrojmë se rinumërimi i votave në Florida vazhdoi për gati një muaj e gjysmë. Këto zgjedhje ishin njëherësh dhe një sfidë e madhe për drejtësinë amerikane. Shumë gjyqe lokale jepnin vendime të kundërta nga njëri-tjetri. Ca vendosnin pro rinumërimit të votave, me arsyetimin e rezultatit të ngushtë të votave mes dy kandidatëve, ndërkohë që gjykatat e tjera vlerësonin të kundërtën, derisa rasti kaloi në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Ajo e shqyrtoi rastin Bush vs Gore më 1 dhjetor, kurse më 12 dhjetor mori vendimin në favor të Bush-it, duke ndërprerë rinumërimin, ende i papërfunduar. Ditën e nesërme, më 13 dhjetor, Al Gore iu drejtua kombit, duke e pranuar humbjen e garës presidenciale.

Gore veproi drejt, por bazuar në debatin e fundit televiziv, ku Trump-i deklaroi se mund të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse i humbet ato, atëherë mendoj se as “vota e lëkundur e Kevin Costner-it” nuk do ta ndihmojë këtë proces. /tesheshi.com/

 *Autori është magjistër i shkencave juridike, e njëherësh autor i librit, “Zgjedhjet Presidenciale në SHBA – në rrugën e kontinuitetit apo ndryshimit të këtij sistemi elektoral”

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Si Gjirokastra po e bën lanet Guximtarin e saj, “shokun” e Shuke dibranit…

Si Gjirokastra po e bën lanet Guximtarin e saj, “shokun” e Shuke dibranit…

Ndërsa kryespiuni rus ndodhet në Beograd, Nikoliç dhe Ivanov firmosin axhendën antishqiptare

Ndërsa kryespiuni rus ndodhet në Beograd, Nikoliç dhe Ivanov firmosin axhendën antishqiptare

Sonte Juventus – Napoli: Higuain mes së shkuarës dhe së tashmes

Sonte Juventus – Napoli: Higuain mes së shkuarës dhe së tashmes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni