New York Times raporton se rreth 200,000 trupa amerikane janë të stacionuar në Lindjen e Mesme. Sipas gazetës, numri i trupave amerikane në zonë është rritur gjatë mandatit të Donald Trump, dhe veçanërisht muajt e fundit, megjithë premtimet e tij për të zvogëluar trupat amerikane jashtë vendit.
Numri i trupave amerikane të stacionuar në disa vende të huaja:
Afganistan – midis 12 dhe 13 mijë
Në kulmin e luftës në Afganistan, në atë vend ishin rreth 100,000 trupa amerikane, kur Trump mori pushtetin ishin vetëm 10,000.
Siria – 200
Midis 2015 dhe 2017, kishte rreth 2,000 speciale amerikane në Siri. Pas humbjes së ISIL-it, Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane, dhe trupat që tërhiqeshin nga Siria nuk do të kthehen në Shtetet e Bashkuara, por do të zhvendosen në Irak.
Irak – 6000
Në kohën e okupimit amerikan të Irakut, ishin 150,000 trupa amerikane në vend, të cilët u tërhoqën më vonë dhe vetëm një bazë më e vogël amerikane mbeti në Irak në 2011. Sidoqoftë, me shfaqjen e ISIL-it, numri i trupave amerikane në Irak është rritur në 5,000 në 2015, dhe aktualisht janë 6,000
Vendet e Arabisë Saudite dhe të Gjirit – 45 deri 65 mijë
Kohët e fundit, mes tensioneve me Iranin, Uashingtoni ka rritur trupat e saj në Gji me 14,000, përfshirë 3.500 të vendosura në Arabinë Saudite
Ka midis gjashtë dhe shtatë mijë trupa amerikane në Afrikë, përfshirë 500 forca speciale në Somali.
Në Japoni dhe Korenë e Jugut, 78,000, në vendet e NATO-s mbi 35,000, në vendet e tjera, përfshirë Filipinet dhe Australinë, 2000. /tesheshi.com/