Reali i Madridit e do se s’bën një sulmues me peshë, e ëshë duke hedhur sytë kudo nëpër kampionatet e Europës. Natyrisht zgjedhje e parë e deklaruar mbetet anglezi Harri Kein i Totenhemit, por në rast të ndonjë shifre “crazy” të londinezëve, madrilenët duhet të jenë të përgatitur për plan B e ndoshta C.
Sipas mediave në Spanjë, “Plani B”, i Realit është Kun Aguero i Mancester Sitit. Argjentinasi ka vijuar të jetë në kontakt me golin tek Sitizëns, si edhe ka lënë pas një kalvar dëmtimesh që e ndoqën pak vite më parë. Por për këtë plan, ka palë pro dhe palë kundra. Palët pro janë drejtuesit e klubit madrilen, si edhe vëzhguesit dhe përzgjedhësit e talenteve të këtij klubi. Ndërsa palët kundra, janë pak më tepër protagonistë.
I pari është trajneri i Mancester Sitit, Pep Guradiola, i cili pas dilemave për formën e Agueros dhe paraqitjeve fantastike të 20 vjeccarit brazilian, Gabriel Zhesus, nuk e shihte të ardhmen e Agueros në Mancester. Por muajt e fundit dhe golat e shënuar si nga argjentinasi, ashtu edhe nga braziliani, ia kanë lehtësuar punën Guardiolës për t’i alternuar sulmesit, të cilët, pavarësisht nëse luajnë 90 minuta, apo vijnë nga stoli, shënojnë gjithnjë.
Për këtë shkak, Guardiola e kërkon me cdo kusht në skuadër “Kun”-in. Por edhe trajneri i Realit të Madridit nuk është se e thotë me gojën plot, “PO”-në për blerjen e Agueros. Për “shijet” e tij futbollistike, Realit i duhet një lojtar që mban mbrojtësit në presion, bën repart edhe i vetëm po qe nevoja, e liron disi Ronaldon nga markimi i rreptë.
Megjithatë, merkato e janarit po afron, e me një Benzema që ka harruar të shënojë prej disa ndeshjesh, Los Blankos do të duhet të gjejnë një sulmues të denjë për fanellën. /tesheshi.com/