Ka kohë që fëmija juaj është bërë i pakontrollueshëm, ulëret, përplas, shtrihet në tokë për të arritur atë që do? Me nënën e vet është akoma më i egër, kafshon, gjuan, shkelmon?
Si ta ruajmë qetësinë në këto momente?
Duhet së pari të kuptojmë se këto lloj sjelljesh janë si kundërpërgjigje e zhgënjimit që fëmijë ndjen kur nuk i plotësohet një nevojë apo dëshirë. Kjo, sepse fëmija ende nuk është mësuar t’i kontrollojë emocionet e veta. Egërsia fizike është një lloj forme për të shprehur dëshirat dhe acarimin që ndien nga mosplotësimi i tyre.
Në këto raste është e rëndësishme që prindi të ruajë qetësinë dhe të mundohet t’i kuptojë nevojat e fëmijës, jo domosdoshmërisht duke ia plotësuar të gjitha.
Nëse fëmija acarohet sepse ia kemi marrë çokollatën apo telefonin nga dora, atëherë me shumë qetësi, duke u ulur në nivelin e tij, ose duke e çuar atë në nivelin tonë, i duhet shpjeguar se ajo gjë është e dëmshme për të, e se e kuptojmë shumë mirë se ndihet i mërzitur. /tesheshi.com/