Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nëse dyshoni se çfarë po bën Izraeli në Gaza, kujtoni këto dy viktima…

The Guardian: Ajo tregon natyrën e vërtetë të shtetit izraelit

by te Sheshi
21/08/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Nëse dyshoni se çfarë po bën Izraeli në Gaza, kujtoni këto dy viktima…
93
SHARES

Në një artikull në gazetën The Guardian, shkrimtari dhe gazetari britanik Owen Jones theksoi rëndësinë e kujtimit të mizorive që Izraeli kryen kundër palestinezëve në mënyrë që përpjekjet e tij dhe ato të kanaleve të lajmeve që e mbështesin për të larguar vëmendjen e botës prej tyre të dështojnë. Mbulimi i mediave perëndimore mbështet strategjinë e zakonshme të Izraelit për trajtimin e akuzave: së pari mohim, më pas fajësim, pastaj mashtrim dhe në fund pritje në heshtje derisa vëmendja e botës të devijohet në një çështje tjetër.

Autori i artikullit tha se nëse Hamasi do të kishte bërë vetëm një pjesë të vogël të asaj që Izraeli po bën që nga 7 tetori, kanalet perëndimore të lajmeve do ta kishin përsëritur atë për audiencën e tyre pa pushim. Tek e fundit atë bënë pak pas 7 tetorit.

Jones e përshkroi mbulimin e mediave të “krimeve” izraelite si “mashtruese”, sepse ato i paraqesin ngjarjet të izoluara, pa lidhje, dhe i përcjellin ato shkurtimisht, gjë që pengon audiencën perëndimore të kuptojë të gjithë pamjen dhe ta shohë Izraelin në dritën e tij të vërtetë.

Sipas autorit, seria e “mizorive”, duke përfshirë vrasjen e vajzës Hind Rajab dhe vrasjen e gazetares Shireen Abu Akleh, përveç vrasjes së 40 mijë palestinezëve, 14 mijë prej të cilëve fëmijë, tregojnë natyrën e vërtetë të shteti izraelit, i cili, shkruan ai, është një “shtet kriminal” që nuk i interesojnë ligjet ndërkombëtare. Ai shkruan: “Nëse dyshoni për natyrën e sulmit të Izraelit në Gaza, mbani mend vajzën e vogël Hind”.

Ai vë në dukje mendimet e disave që besojnë se numri aktual i të vdekurve, duke marrë parasysh ata që kanë mbetur nën rrënoja, varion nga 92 mijë deri në 186 mijë. Ai thotë se nëse një aleat joperëndimor do të ishte përgjegjës për këtë, reagimet e botës nuk do të kufizoheshin vetëm në pranimin se kjo luftë është një nga “krimet më të tmerrshme të kohës sonë”, por do të konsiderohej “joetike” të mendohej ndryshe.

“Ka shumë prova”

Jones shton se mediat shpesh i shohin pretendimet e Izraelit si të sakta, në kontrast me dyshimet dhe kritikat e ashpra që shoqërojnë pretendimet ruse. E njëjta gjë ndodhi në nëntor të vitit të kaluar kur Izraeli sulmoi spitalin Al-Shifa në Gaza duke pretenduar se ishte një “qendër komanduese” e Hamasit. Ky pretendim mori mbulim mediatik për më shumë se një muaj, derisa The Ëashington Post pranoi dobësinë e provave për këtë pretendim.

Jones përmendi historinë e vajzës Hind si një shembull të (mos)etikës së ushtrisë izraelite. Kur Hind dhe të afërmit e saj po iknin nga veriu me makinën e kushëririt të saj, ushtria izraelite hapi zjarr ndaj familjes, duke vrarë të gjithë, përveç vajzës gjashtëvjeçare Hind. Më pas ajo vrau ata që ishin në ambulancën që erdhi për ta shpëtuar. Hind përfundimisht vdiq e vetme, e rrethuar nga trupat e familjes së saj.

Autori i artikullit tha se të gjitha provat tregojnë se ushtarakët e dinin se në makinën civile kishte fëmijë.

Në një raport të publikuar nga grupi kërkimor Forensic Architecture në bashkëpunim me Al Jazeera, thuhet se në makinë janë zbuluar 335 vrima plumbash.

Një analizë e telefonatës së vajzës Layan (e afërmja e Hindit) tregoi se 64 plumba u qëlluan në vetëm gjashtë sekonda, dhe distanca midis tankut dhe makinës u vlerësua të ishte 13 deri në 23 metra, gjë që tregon se ushtarët vranë familjen me qëllim.

Në rastin e Hindit, Izraeli ndoqi strategjinë e tij të zakonshme për të mohuar lajmet për vrasjen e saj. Ai bëri të njëjtën gjë pas vrasjes së gazetares Shireen Abu Akleh në maj 2022. Izraeli mohoi përgjegjësinë, duke fajësuar palestinezët, dhe më pas priti që interesi global të zbehej përpara se të pranonte mundësinë se ishte përgjegjës për vrasjen e Shireen, thuhet në raport.

Jones përfundon duke thënë se mbështetësit e Izraelit duhet t’i shikojnë këto fakte, t’i vlerësojnë ato dhe të kuptojnë nga këta shembuj, në dukje të izoluar, “brutalitetin” e vërtetë të veprimeve të Izraelit në Gaza.

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Amaneti i pabesueshëm: a do varroset Alain Delon me qenin e tij?

Amaneti i pabesueshëm: a do varroset Alain Delon me qenin e tij?

Njeriu i Uashingtonit në Prishtinë: Ne dhe qeveria e Kosovës

Njeriu i Uashingtonit në Prishtinë: Ne dhe qeveria e Kosovës

Gjermanomania që s’ka të ndalur

Gjermanomania që s’ka të ndalur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni