Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev beson se vendi i tij do të marrë një “Po” nga Brukseli në tetor për të filluar bisedimet e anëtarësimit.
Ai tha se ishte optimist kur bëhet fjalë për marrjen e një date për negociatat e vendit me BE, megjithë ftohtësinë e disa prej vendeve anëtare.
“Ne po ndjekim atë që po ndodh. Ka ende disa ditë para vendimit historik. Pritshmëritë e mia janë që ne do të marrim një vendim për hapjen e negociatave”, tha Zaev.
E më tej, ashtu si Rama edhe Zaev ofroi të njëjtin argument kur tha qëndrimet e mundshme negative “janë çështje të brendshme: që nuk kanë lidhje me Maqedoninë Veriore.
“Debati i udhëhequr nga Franca ka të bëjë me reformat dhe të ardhmen e BE. Ne i respektojmë këto qëndrime dhe besojmë se mund të ndihmojmë dhe kontribuojmë. Ne jemi të vetëdijshëm se do të ketë edhe dispozita në hapjen e negociatave në lidhje me zbatimin e marrëveshjes me Greqinë dhe Bullgarinë,” tha ai, duke shtuar se ishte logjike të pritej.
Ai përfundoi se, përkundër këtij debati, ai mbeti optimist se Maqedonia Veriore do të merrte një vendim për hapjen e negociatave. /tesheshi.com/