Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin tha sot se Komisioni Evropian nuk mund të jetë gati për të çelur negociatat me Shqipërinë, nëse nuk çohet para procesi i Vettingut dhe nëse nuk merren hapa të rëndësishme për të luftur drogën.
Lidhur me këtë deklaratë të ambasadores së BE, reagoi PD duke e përshëndetur qëndrimin e Vlahutin dhe akuzuar Edi Ramën si bllokuesin e integrimit.
“Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi.
Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit.
Kjo do të thotë se ecuria e integrimit evropian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama. Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin. Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit”, thuhet në deklaratën e PD-së. /tesheshi.com/