Shkencëtarët mendojnë se nën “zemrën prej akulli” të Plutonit gjendet një oqean i lëngshëm.
Artikulli që flet për këtë zbulim, publikuar në revistën Nature, tregon se me shumë mundësi shkencëtarët do të jenë në gjendje të zbulojnë ujë në planetin e akullt pa qenë nevoja të dërgojnë ekspedita zbuluese deri në fund të sistemit tonë diellor.
Këtë zbulim e argumentojnë dhe fotot e kapura nga anijet hapësinore New Horizons. Në këtë pikë ngrihet e njëjta pyetje me rastin e gjetjes së ujit në një planet tjetër: shenja e ekzistencës së ujit do të thotë domosdoshmërisht se mund të ketë jetë në atë planet?/tesheshi.com/