Pjesë të një rajoni turk në Detin e Zi, të prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, do të shpallen një zonë e katastrofës natyrore, njoftoipresidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në hapjen e një spitali në Turqinë lindore, Erdogan tha se një shpallje zyrtare do të njoftohet pas takimit të ardhshëm të kabinetit, ndoshta në fillim të javës tjetër.
Më parë, Zyra për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore tha se përmbytjet goditën Rize-n të mërkurën, ku rrëshqitje e tokës të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut u regjistruan gjithashtu. Situate më e rëndë qe në fshatin Muradiye.
Të paktën gjashtë vetë u vranë dhe dy u zhdukën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. /tesheshi. com/