Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në Tropojë: aty ku tyrbet e “njerëzit e mirë” ua marrin njerëzve mendtë e kresë!

by te Sheshi
09/09/2015
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Në Tropojë: aty ku tyrbet e “njerëzit e mirë” ua marrin njerëzve mendtë e kresë!
107
SHARES

Nga Gjon Neçaj

Në automjetet e tropojanëve sheh shpesh disa varëse-fotografi ku dallohet një portret njeriu mjekër-gjatë e flokëthinjur. Po t’i pyesësh, merr përgjigjen që mbajtja e asaj fotografie në makinë sjell fat. Të njëjtat portrete mund t’i shohësh edhe në varëse, byzylykë dore, mbajtëse çelësash etj. Shiten në rrugë.

Po për çfarë bëhet fjalë?

Në Tropojë janë shtuar shumë “tyrbet” ose “vendet e mira”, këto që u përkasin atyre që komuniteti i atyshëm i quan “njerëz të mirë” dhe besohet masivisht që frekuentimi i tyre shëron sëmundje dhe siguron qetësi shpirtërore. Besimi thellohet me legjenda mbi njerëz që janë shëruar për shkak të vizitave në këto vende dhe histori të tjera të cilat qarkullojnë dhe amplifikohen nga njëra familje në tjetrën.

Por nuk është fenomen që ka përfshirë vetëm moshat e vjetra, siç mund të mendohet. Kohët e fundit janë shtuar të rinjtë që besojnë në këto vende. Madje janë hapur edhe faqe në facebook, me emrat e tyre, ku hidhen foto dhe pjesëmarrësit komunikojnë me njëri-tjetrin.Dervish Luzha

Bisedat apo komentet janë të ndryshme dhe përfundojnë me “Të ruajt tyrbja e dervish…!” Njëra nga këto faqe, përshembull, quhet “Tyrbja e Dervish Luzhës” dhe ka 2 573 pëlqime. Në faqe shihen fotografi të “Dervish Luzhës” dhe vendit ku njerëzit i luten. Emri i vërtetë i tij është Rexhep Tarçuk Bala. “Pasha Dervish Luzhën!”, “Pasha tyrben e Dervish Luzhës!”, – janë shprehje që i dëgjon gjithmonë e më shpesh, madje njerëzit besojnë se ai është gen prej gjakut të Nënë Terezës.

Më i famshmi, Dervish Luzha

Sipas studiuesve lokalë, Rexhep Tarçuk Bala (i pagëzuar si Dervish Luzha), ka lindur në fshatin Luzhë,Tropojë më 15 korrik 1904. U bë i njohur si një lloj mjeku dhe psikologu popullor në zone.

u2_agjongecaj

Tregojnë se ai udhëtonte shumë dhe mbante me vete një çantë, një lahutë, një kazmë dhe një lopatë. Pas vitit 1967 kur u ndaluan besimet fetare, Dervish Luzha pati probleme. Njerëzit tregojnë se mbante mjekër, po disa herë ia qethën. Sa herë ia qethnin aq herë ai e linte të rritej. Legjenda zonale thotë se personave që i qethnin mjekrën, u ndodhnin më pas histori fatkeqe. Ai vdiq më 4 nëntor 1985 dhe u varros në Luzhë. Mbi varrin e tij është ndërtuar tyrbja me emrin tashmë të njohur në këto zona, “Tyrbja e Dervish Luzhës” si dhe një bust i tij.

Nga paratë te ecja mbrapsht, ja si sillen njerëzit në këto tyrbe

Paratë – Duhet hyrë me këmbën e djathtë, sillesh tre herë rreth vendit duke u lutur për atë çka ke më shumë nevojë. Ka raste që njerëzit flasin me zë të lartë. Më pas ndizet një qiri dhe hidhen lekë. Këto të fundit kanë histori më vete. Duhet ta vendosësh një natë më parë çfarë shume do hedhësh dhe duhet t’i kesh mbajtur poshtë jastëkut natën para shkuarjes në tyrbe.

Ambientet e brendshme të tyrbes.

Ujë – Më pas njerëzit pushojnë aty, (të sëmurëve u këshillohet që të flenë pak gjumë në afërsi të “njeriut të mirë”) dhe në fund në një shishe hedhin pak dhe. Atë e cilin e marrin nga varri, ose një zonjë që qëndron vazhdimisht aty u jep një shishe me ujë. Nga ky ujë duhet pirë fare pak. Mund të merren edhe gurë të cilët mbahen në portofol si fatsjellës.

Fotot – Janë të shumtë ata që sjellin fotografi të tyre dhe i lënë aty. Besojnë se kjo i ndihmon që çdo gjë në jetën e tyre të shkojë mirë. Kur del nga tyrbja duhet të ecësh mbrapsht, nuk duhet t’i kthesh kurrizin, derisa kalon portën kryesore.

Ushqim – Në tyrbe nuk mund të futen ata që janë në gjendje të dehur, apo ata që kanë ngrënë hudhër ose qepë. Por nuk duhet të hynë as ata persona të cilët janë pangrënë. Thuhet që është gjynah. Prandaj edhe vizitorët marrin ushqime me vete dhe përpara se të hynë brenda, e konsumojnë atë. Nuk lejohet gjithashtu të futen brenda gratë të cilat janë gjatë ditëve të menstruacioneve.

Foto e hershme e Rexhep Belit

Dy Rexhepat dhe Shkëlzeni, në krye

Banorët besojnë masivisht sidomos tek binomi Rexhep Bala (dervish Luzha) – Rexhep Beli dhe te Shkëlzeni. Por me dhjetra tyrbe janë ndërtuar këto vite dhe po ndërtohen nga banorët e këtyre zonave. Veç tyrbeve të sipërpërmendura, frekuentohen masivisht edhe tyrbja e Bali Binakut në Margegaj, tyrbja e Mehmet Ali Nezës në Leniq, tyrbja e Avdyl Hasanit në Bujan, tyrbja e Haxhi Brahimit në Tropojë Fshat, tyrbja e Sylë Rexhepit në Markaj, etj, etj. Ka tyrbe të ngritura pranë ish-teqeve, por ka edhe tyrbe të ngritura në zona e fshatra ku nuk ka patur fare teqe. Aty besohet se janë varrosur dervishë ose “njerëz të mirë” (në këto tyrbe ka një ose më shumë varre).

Secila ka një histori-bazë: Ja një prej tyre

Secila prej këtyre tyrbeve ka një histori-bazë, zakonisht ngjarje e çuditshme e sjellë me legjenda gojore deri në ditët e sotme. Përshembull, tyrbja në fshatin Visoç në Berishë të Bytyçit thonë se ka një histori 200-vjeçare. Banorët besojnë se rreth 200 vjet më parë, barinjtë e fshatit shohin një njeri që shkonte për kulmin e lumit duke kënduar. Kur barinjtë u futën në ujë për ta nxjerrë, panë se ai ishte i vdekur. E nxorën nga uji, por trupi ishte shumë i rëndë sa nuk e lëviznin dot. Dërguan njerëz për të pyetur tek të diturit e Kosovës dhe u thanë se të vdekurit t’i përmendeshin emrat e fshatrave gjatë tranasportit në vig, e aty ku të lehtësohet më shumë nga përmendja e fshatit, aty le të varroset. Sapo u tha emri Visoçë, trupi u lehtësua dhe banorët e varrosën dhe ndërtuan tyrben. Në këtë zonë ndodhen sot 3 varre të mira: i Ahmet Shehut nga Shtiqni i Kukësit, i një fëmije të mbytur në Drin dhe varri i Dervish Ahmet Gjonpapajt, i njohur për bamirësi.

Çfarë është një dervish? 

Ka shprehje të tilla si: “Si xhybja (si mjekra) e dervishit” ose “është bërë si dervish”, që do të thotë nuk është rruar e nuk është qethur prej kohësh, i është rritur mjekra shumë. Dervishët janë quajtur fillimisht ish- murgjit e sektit bektashian, që jetonin e kryenin shërbime fetare në një teqe.

Ç`po e bën pagane Tropojën dhe sa do zgjasë kjo situatë?

Tropoja e sotme ka një popullsi rreth 20 mijë banorë pas shpopullimit masiv në dy dekadat e fundit. Por megjithë numrin e popullsisë në ulje, teqetë dhe tyrbet në Tropojë po shpërndahen pothuajse në çdo zonë, fis dhe fshat. Teqetë janë objekte kulti ku kryhen rite fetare të dervishizmit, kurse tyrbet janë vendet ku varrosen shehlerët (shehu), të cilët kanë shërbyer në teqe. Por ka raste që tyrbet ndërtohen edhe në vende ku s’ka patur as teqe. Edhe këto quhen vende të shenjta. Siç thotë studiuesi Ibrahim Malaj, këto kohë po rrezatojnë fort tek njerëzit paganizmin si formë besimi. Ky paganizëm po e shtrin shtratin e tij edhe në kohët moderne. Më saktë e ka “rishtrirë” sepse është rikthyer gjatë dy dekadave të fundit kur besimet pagane po shtohen paralelisht me mungesën e autoriteteve të tjerë ligjorë ose moralë. A thua këto bestytni do ekzistojnë përjetësisht? Kjo pyetje është deri më tani pa përgjigje. /tesheshi.com/        

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Një çudi nga bota: Macja inteligjente që frekuenton një shkollë të mesme

Një çudi nga bota: Macja inteligjente që frekuenton një shkollë të mesme

Tahiri përgjigjet ndaj akuzave të PD-së dhe “Dita”-s: Ja e vërteta e sulmit dhe kanalet e mistershme mediatike

Tahiri përgjigjet ndaj akuzave të PD-së dhe “Dita”-s: Ja e vërteta e sulmit dhe kanalet e mistershme mediatike

Wayne Rooney i bashkohet Sir Bobb Charltonit  dhe autogolave, në krye të golashënuesve më të mirë të Anglisë

Wayne Rooney i bashkohet Sir Bobb Charltonit dhe autogolave, në krye të golashënuesve më të mirë të Anglisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni