Bjarke Ingels, një ndër emrat më prëstigjozë të arkitekturës botërore, do i duhet të përballet me një padi të ngritur ndaj tij nga Partia Demokratike, e cila e akuzon atë për përfshirje në një projekt korruptiv, siç pretendohet se është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar aty ku është ekzistuesi, i vjetri.
Në mbrojtje të këtij të fundit janë vënë një grup artistësh, ndërkohë që PD iu është vënë në krah atyre në kuadër të betejave të saj politike me qeverinë.
E së fundi, ajo ka avancuar me një padi ndaj arkitektit danez me famë, duke depozituar ndaj tij tre akuza: “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Siç dihet, Bjarke Ingels ka bërë projektin e Teatrit të ri Kombëtar, e kjo sipas dyshes Rama – Veliaj është një arrije dhe krenari për Shqipërinë, pra të patur veprat e një emri të tillë. /tesheshi.com/