Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjirokastrën në mesnatë, pasi dy elektriçistë ranë me automjetin e OSHE-së në ujrat e ftohta të Drinos, duke mos dalë dot që andej.
Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç, janë jetëhumburit në krye të detyrës, pasi kishin dalë për të konstatuar një avari në rrjet, gjë që kishte lënë pa energji një zonë të tërë.
Duke qenë natë, ata kanë rënë në Drino, diku përballë Lazaratit, teksa kanë qenë duke ecur në një rrugë në mes të rrjedhës.
Aludohet se nga ujrat e ftohta e nga pamundësi të tjera fizike, nuk kanë mundur dot të shpëtojnë.
Operacioni për nxjerrjen e trupave u zhvillua këtë mëngjes, na pamundësi për t’u zhvilluar në mesnatë. /tesheshi.com/