Tjetër titull “Qytetar Nderi” për Presidentin Nishani. Pas Gjilanit e Prizrenit, është dhe Drenasi që e nderon në këtë formë kreun e shtetit shqiptar, duke e bërë të mbajë një rekord: në katër ditë, shpallet tre herë “Qytetar Nderi” në tre qytete të një hapësire shtetërore.
“Të të nderojë Drenica, të ka nderuar e gjithë Shqipëria! Të të nderojë Drenica do të thotë që të është besimi nga gjithë ai gjak i derdhur, besimi në emër të gjithë atyre sakrificave të bëra ndër shekuj”, tha Nishani pasi morri titullin.
“Unë nuk e di nëse e meritoj plotësisht këtë nderim kaq të madh që më bëhet, por për një gjë ju siguroj ju dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit se do të besoj po aq fort sa kam besuar gjithë jetën time te vlerat e lirisë”, shtoi ai më tej.
Presidenti Nishani po kryen një vizitë zyrtare në Kosovë në mbyllje të mandatit të tij 5-vjeçar në krye të shtetit shqiptar, për t’ia lënë më pas Ilir Metës. /tesheshi.com/