Sri Lanka ka bllokuar përkohësisht disa rrjete sociale dhe aplikacioneve të mesazheve, duke përfshirë Facebook dhe WhatsApp. Vendimi vjen pas sulmeve ndaj xhamive dhe bizneseve në pronësi të muslimanëve.
“Mediat sociale u bllokuan për të ruajtur paqen në vend”, tha për Reuters Nalaka Kaluwewa, drejtor i përgjithshëm i departamentit të informacionit të qeverisë.
Operatori kryesor i telefonisë celulare të Sri Lanka, Dialog Axiata Plc tha se kishte marrë udhëzime për të bllokuar aplikacionet Viber, IMO, Snapchat, Instagram dhe Youtube deri në njoftim të mëtejshëm.
Vendi ka rritur sigurinë ndërsa gjithnjë po shtohet frika se pakica myslimane prej 22 milionësh mund të përballet me dhunë fetare, pas raporteve se autorët e agresionit u takonin besimit islam. /tesheshi.com/