Një ndërtesë gjashtëkatëshe në qytetin e Medellin, aty ku dikur jetonte ish-narkotrafikanti famëkeq kolumbian Pablo Escobar, u rrafshua tërësisht në emër të zhdukjes së gjurmëve të tij disa vite pas vdekjes.
Presidenti kolumbian Ivan Duque e quajti shkatërrimin e ndërtesës një fitore të “kulturës së ligjshmërisë”.
Ndërtesa e ishte vendosur në lagjen e pasur të qytetit të dytë më të madh të Kolumbisë.
Ajo ishte një nga pronat e Escobarit, përgjegjës për rreth 6,000 vrasje.
Ai u vra në vitin 1993 në çatinë e një ndërtese në të njëjtin qytet, në moshën-44 vjeçare.
Ndërtesa e ishte pjesë e rrugëve turistike me temë jetën e Escobarit. Por Medellini po përpiqet të fshijë kujtesën e tij.
Në vend të saj do të ndërtohet një park në kujtesë të viktimave të kontrabandistëve të drogës. /tesheshi.com/