Marka e njohur e akullores, Ben & Jerry, zbuloi në faqen e saj të internetit se ka shumë të ngjarë që ne po ruajmë akullore në frigorifer plotësisht gabim gjatë gjithë kohës.
Ekspertët pretendojnë se ajo duhet të vendoset kokëposhtë, d.m.th që kapaku duhet të jetë në fund. Kjo parandalon oksidimin e ushqimit.
“Me kalimin e kohës, akulli fillon të avullojë e lagështia humbet. Kristale të vegjël formohen në sipërfaqen e akullores…”.
Marka rekomandon gjithashtu mbajtjen e kutive të akullores thellë, prapa të gjitha ushqimeve të tjera për të minimizuar kontaktin me ajrin e ngrohtë sa herë që hapet frigoriferi. /tesheshi.com/