Gjykata Supreme, përkatësisht kolegji prej tre gjyqtarësh, ka vendosur sot që masa e paraburgimit në rastin e të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu të ndryshohet me masën e arrestit shtëpiak.
“Gjykata Supreme, duke vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka aprovuar pjesërisht kërkesën dhe ka ndryshuar aktvendimin e formës së prerë, ashtu që ndaj të pandehurve ka ndërprerë masën e paraburgimit dhe u ka caktuar arrest shtëpiak. Të pandehurit Albin Kurti masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri më datën 28.12.2015, ndërsa të pandehurës Albulena Haxhiu masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri më datën 07.01.2016,” thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme. /tesheshi.com/