Aktori David Carradine është më i njohur për rolin e tij si Bill në “Kill Bill” të Tarantinos dhe vdekja e tij është ende një mister i madh.
Përkatësisht, Carradine vdiq në Tajlandë në vitin 2009, dhe u gjet në një dollap, në këmbë dhe tërësisht lakuriq. Jeta e tij ishte plot me ulje-ngritje, dhe siç e pranoi dikur, ai filloi të mendonte për vetëvrasjen që në fëmijëri.
Babai i aktorit David Carradine donte një familje të madhe dhe pasi gruaja e tij pati disa aborte, zbuloi se ajo po bënte aborte vetë, pa dijeninë e tij, dhe ata u divorcuan. Të dy më vonë patën disa martesa, dhe David zbuloi për mediat se ai për pak sa nuk kreu vetëvrasje kur ishte vetëm pesë vjeç.
Sipas tij, kësaj i ka paraprirë dija se ai dhe vëllai i tij Bruce nuk kanë të njëjtët baballarë.
“Babai më shpëtoi atëherë, por ai mori koleksionin tim të librave komikë dhe i dogji”, tha dikur aktori.
Para vdekjes së tij, ai udhëtoi në Tajlandë për të xhiruar filmin “Strech” dhe qëndroi në një hotel luksoz. Trupi i pajetë i aktorit është gjetur në dollapin e dhomës së hotelit nga shërbëtorja, pas së cilës është kryer autopsia dhe kanë nisur hetimet.
Zëdhënësi i Carradine tha në atë kohë se familja e aktorit ishte pothuajse e sigurt se nuk ishte vetëvrasje.
Siç përshkruhet, një litar ishte mbështjellë rreth qafës së Davidit dhe tjetri rreth organeve të tij gjenitale. Më pas litarët lidhen dhe varen në dollap. Gjetjet treguan se Carradine vdiq nga asfiksia, e cila, siç raportohet nga Hollyëood Reporter, përjashton vetëvrasjen dhe hap mundësinë e vdekjes aksidentale.
Sipas raportimeve të mëtejshme, nuk ka pasur shenja përleshjeje dhe dhoma ka qenë e mbyllur nga brenda. Litari ishte hequr nga perdet e hotelit, ndaj nuk kishte të dhëna se mund të ishte një vrasje.
E veja e aktorit ngriti një padi kundër kompanisë që punoi në filmin në fjalë, duke pretenduar se ndihmësi i tij ishte i detyruar të ndihmonte Carradine të lëvizte në Bangkok, por e braktisi atë një natë përpara se policia të gjente trupin.
Carradine në momentin e vdekjes ishte 72 vjeç, nuk ka lënë asnjë letër lamtumire dhe ka lënë pas gruan e tij Annie dhe tre fëmijë. /tesheshi.com/