Sulmuesi i Sporting Lisbonës, Teofilo Gutierrez, i ka rrëmbyer sprajtin gjyqtarit kryesor për të festuar golin e realizuar ndaj Beshiktashit (3-1). Por, ky veprim i tij u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri kryesor.
Gëzimi ishte aq i madh i kolumbianit, pasi siguroi golin vendimtar për skuadrën e tij, që të vazhdonte tutje garën në Ligën e Europës. Por, rrëmbimi i sprajtit nga gjyqtari ishte një akt ndoshta i tepruar, megjithëse mjaft zbavitës për ta pranishmit./tesheshi.com/