Maradona, Totti, Crespo, Cafu, Aldair, Candela, Zambrotta, Veron, Ronaldinho, e shumë futbollistë të tjerë kanë zhvilluar mbrëmë në stadiumin olimpik të Romës një takim miqësor.
“Ndeshja për paqe”, e mbështetur nga papa Francesku, i ka bërë bashkë yje të futbollit botëror, si ata që prej vitesh nuk luajnë më, ashtu dhe të tjerë që ende aktivizohen.
Ka qenë një takim me shumë gola, ku ka spikatur pa dyshim Diego Maradona, si me lojën e tij, ashtu dhe për një fërkim me Sebastian Veron-in.
Shtatë gola janë shënuar në këtë takim, me shënues emra të tillë si Di Natale, Kanoute, Totti, Bojan Krkic, Crespo, Burdisso, Cavenaghi.
Pamjet filmike bashkëshoqëruese përcjellin tërë atmosferën në “Olimpico” të Romës. /tesheshi.com/
https://youtu.be/3Kv0rf8fZj0