Pas mbërritjes në Danimarkë, kombëtaren shqiptare e kanë pritur tifozë të shumtë që në asnjë moment nuk e kanë ndalur këngën. “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri”, thirrjet e tifozëve shqiptarë kanë zënë ballinat e shtypit danez të cilat e kanë përshkruajtur udhëtimin maratonik të tre djelmoshave nga Kanadaja që kishin ardhur për të përkrahur Kombëtaren.
Gazeta daneze “Ekstrabladet” ka shkruar për pritjen që i është bërë kombëtares shqiptare nga tifozët kuq e zi. Media në fjalë ka intervistuar tre të tillë që kanë udhëtuar rreth 6247 kilometra rrugë nga Toronto e Kanadasë, vetëm e vetëm për ta përkrahur kombëtaren kuq e zi.
“Ne kemi ardhur të gjithë nga Toronto e Kanadasë. Ne jemi shqiptarë në zemër”, thotë Siari, që ndihmohet nga Novi, përcjell GazetaOlle.
“Do të luajmë 1:1 ose 1:0 për Shqipërinë. Më vjen keq për vendin tuaj, por ne na duhet fitorja, pasi kemi bërë edhe ashtu një rrugë të gjatë”, thotë Novi.
“Kam qenë këtu edhe më parë, por këtë herë është radha jonë të fitojmë”, thekson Gentiari.
Atmosferën, pritjen e Kombëtares si dhe intervistën e tre tifozëve mund ta ndiqni në këtë link:
/tesheshi.com/