Ka vdekur në Milano dramaturgu dhe aktori Dario Fo, i njohur, duke cituar BBC-në, për satirën e tij të mprehtë politike.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Dario Fo është fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1997.
Më herët se t’i kushtohej shkrimit dhe lojës aktoriale, ai pati studiuar për arkitekturë.
Në fillim të viteve ’50 të shekullit të shkuar ai do kishte sukses me një seri monologjesh, për të ngritur më pas një kompani teatrore së bashku me të shoqen.
Kryeministri italian, Matteo Renzi, e ka cilësuar atë si një protagonist të madh të teatrit, kulturës dhe të jetës civile të Italisë. /tesheshi.com/