Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeccare në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gazetari, analisti dhe pedagogu Agim Neza.
Ai vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore, shkak i së cilës u bë edhe largimi nga jeta i pedagogut të mirë dhe plotë energji pozitive të gazetarisë.
Miqtë, kolegët, të afërmit dhe kushdo që e ka njohur janë pikëlluar nga ky lajm i trishtuar.
Agim Neza ka lindur në Tropojë.
Në vitin 1987 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe”.
Po ashtu, Neza u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999.
Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare “Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët.
Nezaj ishte një promovues i paepur i Shqipërisë dhe i bukurive natyrore të saj. /tesheshi.com/