Ka ndërruar jetë edhe personi që mëngjesin e sotëm me armë zjarri vrau kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.
Sipas informacioneve të policisë, vrasësi pasi kishte shtënë gjashtë plumba në trupin e Hazbi Idrizit, më pas kishte qëlluar edhe veten.
Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën.
Kujtojmë se ngjarja e hidhur ka ndodhur rreth orës 10:45 në Bogovinë.
Vrasësi ka qenë ish-i punësuar në komunën e Bogovinës. /tesheshi.com/