Duhet të ishte një video-eksperiment social, siç qarkullojnë shumë në rrjetet sociale, por u transformua në një garë solidariteti me fund të lumtur. Gjithçka nisi kur amerikani Brian Palazola i kanalit YouTube HammyTv, u ndal në rrugë me makinën e tij duke u shtirur se kishte nevojë për ndihmë, për të ndërruar një gomë të makinës, për të zbuluar kush dhe pas sa kohe do i vinte në ndihmë.
Kalojnë plot dy orë në indiferencë totale të shoferëve, deri kur u ndal Eric, një burrë që u ofrua për të ndihmuar Palazola. Ai e ka trupin e mbuluar me shenja djegiesh dhe ndërsa tregon historinë e tij, është e qartë se ai që ka më shumë nevojë për ndihmë është pikërisht Eric.
Pak kohë më parë ai humbi shtëpinë e tij dhe gjithë sa kishte brenda, në një zjarr të tmerrshëm dhe para se të ndalohej për të dhënë ndihmë, po kthehej nga një vizitë mjekësore për të kontrolluar gjendjen e djegieve të tij.
Palazola, kur dëgjoi historinë e Eric, i tregoi se ishte një shaka dhe e ndërroi vetë gomën. Më pas i dhuroi të riut një tavolinë të vogël dhe lëshoi një apel në GofoundMe, ku brenda pak kohësh donacionet shkuan në 200 mijë dollarë./tesheshi.com/