Kryeministri Rama ka përshëndetur ndalimin e Redjan Rrajës, njeri gjaku me deputetin Rrahman Rraja, si i dyshuari kryesor në atentatin ndaj së premtes, ku u qëllua në drejtim të automjetit ku ndodhej prokurori Arjan Ndoja, i cilësuar prej tij, ndonëse pa emër, si “prokurori i bandave”, si dhe i njohuri si “Rremi” i Sukthit, një person me precedentë penale.
Rama thotë se “foleve të krimit do u nxirret uji i zi”. “Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së.
Do t’i nxjerrim ‘ujë të zi’ foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë”, shkruan shefi i qeverisë. /tesheshi.com/