Artan Lame, një ndër emrat e njohur të jetës publike në Shqipëri, koleksionist i apasionuar, studiues e opinionist, kritizer unik i mangësive në shoqërinë shqiptare, ish-shtetar, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje në zemër në Gjermani. Pak vite më parë, ai do pësonte një arrest kardiak, por ia arriti të mbijetonte e vijonte jetën, duke e parë atë me një sy krejt tjetër.
Artan Lame ishte 58 vjeç.
Vitet e fundit ai drejtoi Legalizimet dhe Kadastrën shqiptare, ndërsa dikur ushtroi dhe detyrën e n/kryetarit të Bashkisë Tiranë, me kryetar Edi Ramën. Megjithatë, nuk pati kurrë angazhim politik klasik.
Ishte i lindur e i rritur në Tiranë, por me origjine nga Kolonja. Ndaj dhe në shumë shkrime e trajtesa i referohej rrënjëve të tij krahinore. /tesheshi.com/