Me 22 pikët e realizuara në duelin që skuadra e tij, Dallas Mavericks, e fitoi 119-118 përballë Brooklyn Nets-it, gjermani e lë pas në kuadër të pikëve legjendën O’Neal, duke u renditur tani si koshashënuesi i gjashtë më i mirë në historinë e NBA-së, me 28.609 pikë.
“Eshtë një ëndërr e bërë realitet. Kush do e besonte që kur të vija këtu do të arrija këtë sukses. Kam lënë pas O’Neal-in, legjendën të cilën gjithmonë e pata admiruar. Premtimi për t’i prerë flokët? Të shohim,” e ka mbyllur me të qeshur reagimin e tij gjermani.
Dirk Nowitzki, tashmë 37 vjeç, po luan sezonin e tij të 18-të në NBA, ndërkohë që emri i është shkruar tanimë me shkronja të arta në historinë e ligës më të mirë të basketbollit në botë. Nowitzki mbetet prapa Kareem Abdul-Jabbar-it, Karl Malone-s, Kobe Bryant-it dhe Michael Jordan-it, që e kryesojnë renditjen e koshashënuesve më të mirë në historinë e NBA-së. /tesheshi.com/