Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

NATO dhe ushtria e BE-së: ideja europiane dobëson Aleancën në kohën më të papërshtatshme

by te Sheshi
12/10/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
NATO dhe ushtria e BE-së: ideja europiane dobëson Aleancën në kohën më të papërshtatshme

Anëtarët europianë të aleancës së NATO-s prej një kohe të gjatë e kanë marrë të mirëqënë se Shtetet e Bashkuara do të ishin gjithnjë çadra e tyre e sigurisë. Për shkak të kësaj, europianët, me pak përjashtime, kanë injoruar apelet e disa administratorëve amerikanë radhazi për të marrë më shumë përsipër nga barra kolektive e sigurisë dhe mbrojtjes.

Thënë kjo, argumentojnë analistët, ideja e kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale se Shtetet e Bashkuara duhet të lajnë duart me NATO-n, e tmerron Pentagonin, Departamentin e Shtetit dhe aleatët europianë të Amerikës. Pa Amerikën, NATO do të ishte ‘dhëmbë”, thonë ata. Shtetet e Bashkuara do të humbisnin aleatë të çmuar, dhe Europa do të bëhej tepër e cënueshme. Aleanca transatlantike do të konsiderohej një gozhdë në arkmort.

Sidoqoftë, në vend të fokusit për forcimin e NATO-s, disa liderë europianë tani thonë se është koha që Bashkimi Europian të ketë ushtrinë  e tij. Por, me Europën e ndarë dhe të dobësuar nga kriza e borxheve, me krizën e refugjatëve në vazhdim dhe me rritjen e lëvizjeve populiste në të gjithë kontinentin, gjëja e fundit për të cilën Europa ka nevojë është ushtria e vet.

Jean-Claude Juncker, presidenti i Bashkimit Europian mbështet idenë e një force europiane. Shpresa e tij është që një komponent më i fortë mbrojtjeje për Europën do t’i jepte Komisionit – e jo shteteve anëtare – më shumë pushtet për çështje të mbrojtjes. “Europa nuk mund ta përballojë më gjatë përuljen përpara fuqisë ushtarake të të tjerëve”, tha Juncker fjalimin e fundit vjetor për gjendjen e bllokut. “Ne duhet të marrim përgjegjësi për mbrojtjen e interesave tona dhe mënyrës europiane të jetesës… Pa një strukturë të përhershme, ne nuk mund të veprojmë në mënyrë efikase”.

Por, sipas ekspertëve, është e vështirë të imagjinohet se shtetet anëtare do të cedonin sovranitetin e tyre për çështje të tilla kaq të rëndësishme në favor të Komisionit. Franca e cila është afruar shumë ngushtë me NATO-n në vitet e fundit, mbështet një ushtri europiane por ende duhet të artikulojë mënyrën sesi ajo mendon se duhet të funskionojë dhe sesi do të komandohet. Eshtë e vështirë të parashikohet, p.sh sesi parlamentet holandezeapo gjermane të delegojnë të drejtën e vetos apo të bien dakord për misione ushtarake. Më pas vjen edhe çështja e pagesave për një forcë ushtarake. Si do të merreshin vesh ministrat për të financuar një ushtri europiane në një kohë që vendet anëtare të NATO-s supozohet se duhet të rrisin buxhetin e tyre të mbrojtjes me 2 për qind të prodhimit të brendshëm?

Jo të gjitha vendet anëtare dëshirojnë një ushtri europiane, që rrit rrezikun e ndarjes akoma edhe më të madhe të bllokut, edhe kështu, të frakturuar për çështje të tjera. Vendet nordike, si Danimarka, Suedia dhe Finlanda nuk janë bashkuar ende me këtë debat, sikundër edhe Spanja dhe Portugalia. Kjo e fundit patjetër që nuk do të jetë  e përgatitur të rrisë shpenzimet për NATO-n dhe për ushtrinë e BE-së.

Vendet e Europës Qendrore kanë lënë të kuptohet dëshirën ëpr një ushtri europiane për qëllimet e tyre të veçanta. Tradicionalisht, vendet e Vishegradit, RepublikaÇeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia kanë qenë  anëtarë të palëkundur të NATO-s. Bohuslav Sobotka, kryeministri çek tha se vetëm “forcat e armatosura pan-BE do të na lejojmë të mbrojmë vetë interesat tona”. Ai shtoi se një forcë e tillë do të bëhej “një partner më veprues dhe më i besueshëm” – sikur NATO të mos ishte një gjë e tillë.

Viktor Orban, kryeministri hungarez e mbështet idenë. “Duhet të vendosim prioritet sigurinë, dhe le të nisim të ndërtojmë një ushtri të përbashkët europiane”, tha ai së fundmi në Varshavë gjatë bisedimeve me liderët e Republikës Çeke, Hungarisë Polonisë e Sllovakisë me kancelaren Merkel.

Ekspertët thonë se është e qartë se vendet e Europës Qendrore dëshirojnë një ushtri europiane për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të Europës.  Ata nuk e shohin një ushtri të mundshme europiane si një instrument të pushtetit të ashpër në vendndodhje të trazuara jashtë bllokut apo ndarjen e informacioneve sekrete e në luftën kibernetike.

Ish-qeveria e Platformës Civile e Polonisë dëshironte që BE të forconte politikat e saj të mbrojtjes dhe ato të sigurisë kur ishte në pushtet midis viteve 2007 dhe 2015. BE duhet të jetë e përgatitur, mendojnë në kontinent, për një fokus më të dobësuar të SHBA-ve në Europë si rezultat i kalimit të vëmendjen në Azi. Për të qenë në anën e sigurtë, BE do të duhet të ketë selinë e vet të pavarur ushtarake për të planifikuar dhe zhvilluar planifikim strategjik.

Por, përpjekje të tilla nuk arritën shumë larg. Britania e kundërshtoi idenë e një selie ushtarake të pavarur për BE-në. Në pikëpamjen e saj, është e panevojshme. BE tashmë ka akses në mjediset e planifikimit ushtarak të NATO-s – krijimi i një selie të re do të çonte në dublifikim dhe konkurrencë.

NATO është sot më e nevojshme se kurrë, thonë analistët, sidomos pas pushtimit nga Rusia të disa pjesëve në lindje të Ukrainës dhe një paqëndrueshmërie masive përgjatë zonave jugore. Një ushtri europiane do të mirëpritej në vend të NATO-s nga presidenti rus, Vladimir Putin për shkak se Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin fjalën e tyre në punët e një force të tillë.

Me pak fjalë, apelet për një ushtri europiane janë të keqmenduara dhe strategjikisht dritëshkurta. Sipas disa ekspertëve, nuk është koha e duhur të dobësohet NATO apo që Europa të distancohet prej saj. Në vend të kësaj, është koha për të sfiduar pikëpamjet e Trump – dhe për të fundosur shpresat e Putin se Aleanca e ka përfunduar misionin.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite
Lindja e Mesme

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025
Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit
Amerika

Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

18/05/2025
Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”
Europa

Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

18/05/2025
Next Post
Lili Alen e tëra në lot në një kamp refugjatësh: Më vjen keq për gjithë atë që ju bëri vendi im (video)

Lili Alen e tëra në lot në një kamp refugjatësh: Më vjen keq për gjithë atë që ju bëri vendi im (video)

Meta i sapokthyer nga Greqia: nuk kam ndryshuar qëndrim për çamët

Meta i sapokthyer nga Greqia: nuk kam ndryshuar qëndrim për çamët

Në Algjeri hapet klinika e parë për kurimin e të varurve nga interneti: çështja shihet si dramë kombëtare

Në Algjeri hapet klinika e parë për kurimin e të varurve nga interneti: çështja shihet si dramë kombëtare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni