Gati 9,000 zjarre aktive kanë përfshirë qiellin mbi Amazonë – dhe regjistrimet e tymit të rëndë janë kapur nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Fatkeqësisht, shkatërrimi i një prej bimësive më të larmishme në botë nuk është pasoja e vetme që kërcënon.
Deri në dhjetë përqind e të gjitha llojeve të kafshëve jetojnë në Amazonë dhe ky pyll, më i madhi në botë, është zona me biodiversitetin më të madh në botë.
Megjithatë, kjo botë e egër magjike po zhduket para syve tanë, dhe jo vetëm ajo. Satelitët e NASA-s kanë kapur skenat e zymta të monoksidit të karbonit që dërgohen në atmosferë nga zjarret.
NASA ka matur nivelet e monoksidit të karbonit në një lartësi prej 5,500 metra nga 8 gusht deri në 22 gusht dhe lëshoi një animacion të të dhënave të regjistruara.
Monoksidi i karbonit tregohet me ngjyra ndërsa ngrihet në atmosferë.
Eshtë një ndotës i ajrit që mund të udhëtojë në distanca të gjata dhe të qëndrojë në atmosferë për rreth një muaj, dhe është diçka që luan një rol të madh në ndryshimin e klimës.
NASA deklaron se monoksidi i karbonit deri më tani është regjistruar në lartësi të mëdha dhe aktualisht ka pak efekt në ajrin që thithim, por po vjen një sezon i erërave të forta që do ta ulin atë në lartësi, ku do të ketë një efekt të thellë në cilësinë e ajrit.
Zjarret në pyje janë shkaktuar nga njerëzit këtë vit.
Eshtë interesante se ato shpërthyen pasi Jair Bolsonaro u bë president i Brazilit. Duhet kujtuar se ai mbron “konvertimin” e pyjeve dhe shpërndarjen e kësaj toke për kompanitë e angazhuara në miniera, prerje dhe bujqësi. /tesheshi.com/