Skuadra e Napolit mund të konsiderohet ekipi i momentit në Serinë A të Italisë. Jugorët kanë arritur të fitojnë edhe në fushën e vështirë të Lacios së Strakoshës, me rezultaton 1-4.
Portieri shqiptar ishte i pafuqishëm të mbronte portën nga sulmet e pandalshme të skuadrës së Sarrit, e cila edhe mund t’i kishte rritur më tepër shifrat. Kulibali, Kajehon dhe i zakonshmi Mertens, përmbysën golin e parë të De Vraj.
Fiton jo pa vështirësi edhe Juventus, i cili mori 3 pikë të vlefshme ndaj Fiorentinës, me golin e Manxhukic.
Roma mundi lehtë jashtë fushe 0-4 Beneventon, ndërsa Milani fitoi 2-0 me Spal, pas 2 penalltive të dhëna në favor.
Atalanta e Etrit Berishës vijon paraqitjet mbreslënëse, duke i dhënë një 5-1 bindëse Krotones. Në renditje kryesojnë Napoli dhe Juventus me 15 pikë në 5 ndeshje. /tesheshi.com/