Përveç se ka rënë pre e një sulmi terrorist, Muzeu Ndërkombëtar në Bardo është një nga muzetë më të tjetër në të gjithë botën arabe. Në të ndodhet koleksioni më i rëndësishëm i mozaikëve romanë në planet.
Bëhet fjalë për një thesar arkeologjik autentik, i cili është mbajtur në gjendje shumë të mirë. Veprat arkeologjike i përkasin shekullit II-IV dhe janë ndër punët më të mira të artit kristian. Muzeu është i vendosur në periferi të Tunizisë dhe është inauguruat më 7 maj të vitit 1888.
Struktura e muzeut Bardo në Tunizi është e ndërtuar me tre kate dhe është e vendosur në rezidencën e beit Hussein, një nga liderët turko-otoman. Të gjitha veprat e artit janë ekspozuar në 34 salla, duke zënë edhe hapësirat në shesh dhe në mure në disa raste.
Vetëm në dysheme janë sistemuar 2115 metër katrorë mozaikë.
Në brendësi, muzeu është i ndarë në departamente që i përkasin epokave të ndryshme historike: parahistorisë, epoka punike, romake, kristiane, arabo-islamike dhe një seksion i cili i dedikohet vetëm arkeologjisë nënujore. Muzeu arkeologjik çdo vit mirëpret miliona turistë të huaj./tesheshi.com/