Nga Donat Maloku
Kryeministri Isa Mustafa ka e ka quajtur fitore të madhe për Republikëm e Kosovës arritjen e këtyre marrëveshjeve pasi sipas tij shteti ynë ka arritur të ushtrojë sovranitetin në tërë territorin e saj, derisa ka thënë se Serbia ka pranuar sovranietin tonë përkundër se është munduar gjatë gjithë kohës të bëj pengesa.
Në një bisedë telefonike për Televizionin Publik pas arritjeve të marrëveshje, kryeministri Mustafa ka thënë se Asociacioni nuk do të ketë rol ekzekutiv. “Asnjë element ekzekutiv nuk është në parimet e kësaj marrëveshje. Ne nuk kemi pranuar në asnjë mënyrë. Baza ligjore e Asociaionit janë ligjet e Republikës së Kosovës dhe ato nuk lejojnë asnjë që të ketë asnjë kompetencë ekzekutive. Asociacioni mund t’iu ndihmoj komunave serbe që ato ta rrisin eficiencen e veprimtarisë në shumë fusha. Ne nuk kemi lënë asnjë mundësi të lind asnjë Republikë serbe ashtu siç është në Bosnjë. Ata do të kenë mundësi t’iu ndihmojnë komunave me shumicë serbe në shumë fusha si të arsimit, zhvillimit ekonomik etj”, ka pohuar Mustafa, transmeton portalin “Te Sheshi”.
I pyetur se çfarë janë kompetencat e zgjeruara që ka thënë Vuçiç se do t’i ketë Asociacioni, Mustafa ka deklaruar se kjo nënkupton se do të kenë mundësi tu ndihmojnë në fushën e arsimit, shëndetësisë e fusha të tjera, derisa ka shtuar se të gjitha Asociacionet kanë kryetarin, këshillin drejtues, simbolet, dhe sipas tij nuk janë gjëra të cilat mund të konsiderohen pengesë.
Mustafa ka shtuar se Asociacioni është diçka specifike në organizimin e shtetit tonë, por ka thënë se nuk do të merr rolin e pushtetit të veçantë në Kosovë.
‘Të papranueshme sjelljet banditeske’
I pyetur për protestat e paralajmëruara të opozitës kundër themelimit të Asociacionit, dhe aksionin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, në Prapashticë, Mustafa ka thënë se nuk ka arsye për të protestuar, e sidomos të cenohet pronat apo familja, duke e quajtur banditeske sjelljen e aktivistëve të VV-së.
“Kundështimet e tilla dhe lufta politike nuk mund të bëhet duke atakuar familjet dhe pronën private ajo është rregulli themelor i një shteti në demokraci. Duhet të respektohen familja, prova private. Askush s’ka të drejtë të cenojë pronën e dikujt as familjen e dikujt, as familjen time dhe pronën e familjes sime. Këto janë sjellje banditeske dhe janë banditët që mund të bëjnë veprime të tilla që nuk e kanë asnjë përgjegjësipër shtetin dhe vendin, dhe ata që nuk kanë ndjenjë për familjen educate familjare. Ndërkaq, opozita mund të shpreh shqetësimet, kundërshtimet mospajtimet e tyre, por ato duhet të shprehen ndaj përgjegjësve politikë dhe institucioneve por kjo nuk mund të merr përmasa dhe karakter ndaj kundërshtimeve familjare sepse pastaj futemi në një cikël që do ti bëj dëm Kosovës dhe atyre që nuk kanë asnjë ndjenjë të edukatës dhe kulturës dhe rrethit në të cilin jetojnë”, ka deklaruar Mustafa.
Kosova me kod telefonik
Kryeministri Mustafa ka konfirmuar se Kosova do të ketë edhe kodin e saj telefonik, duke shtuar se Kosova do ta ushtrojë sovranitetin në veri të vendit edhe sa i përket menaxhimit të energjisë elektrike dhe prodhimit të energjisë. “Kosova do të ketë kod të veçantë telefonik sipas kërkesës që do ta bëj Austria në emër të Kosovës, por Kosova do të jetë pronare e kodit telefonik”, ka deklaruar Mustafa.
Ja kur do të largohet ‘Parku i Paqes’
Kryeministri Mustafa ka folur edhe për marrëveshjen e arritur për ‘Parkut e Paqes’.
“Më 15 tetor do të fillojnë punimet në hapjen e urës. Do të shndërrohet në kantjer punimi dhe do të fillojë që të zhvendosen të gjitha barrierat përfshirë edhe ato të ‘Parkut të Paqes’. Deri më 15 tetor do të finalizohet projekti për rekonstruimin e urës, do të krijohen staza edhe për këmbësorë derisa në pjesën e autmjeteve do të asfaltohet dhe në disa pjesë ku është e shkatërruar. Do të ndërtohen dy rrethrrotullime një në pjesën veriore të urës dhe disa objekte përcjellëse. Parashihet që më 15 tetor të shndërrohet nnë kantjer të punës dhe pastaj të filloj të shpallet tenderi për riokonstruimin e saj. Deri në fund të qershorit të përmbyllet të gjitha punimet dhe ura do të lëshohet për këmbësorë dhe të veturave”, ka deklaruar Mustafa.
Ndryshe, partitë opozitare kanë paralajmëruar protesta të vazhdueshme kundër themelimit të Asociaiconit të Komunave me shumicë serbe.
(tesheshi.com)